MENU
klinika

Bibla hebraike

Kush i shkroi Rrotullat e Detit të Vdekur?

21.06.2021 - 14:23

        Kur mbi 70 vjet më parë, u zbuluan rastësisht në brendësi të një shpelle në territoret palestineze, Rrotullat e Detit të Vdekur kanë magjepsur njerëzimin falë përmbajtjes së dorëshkrimeve më të vjetra të Biblës hebraike.

Në fakt, këto dokumente të rëndësishme, gjithmonë janë veshur me misterin e autorësisë. Por, falë teknologjisë më të fundit, duket se po i afrohemi qasjes së disa prej të fshehtave të këtyre shkrimeve enigmatike.

Një studim i ri, vjen nga studiuesit pranë Institutit Kumran të Universitetit të Gronigenit në Hollandë, ku është kryer një investigim paleografik, që është studimi i shkrimeve të vjetra me dorë, mbi njërën prej rrotullave.

Përmes një serie procesesh të përpikta, duke përfshirë dixhitalizimin, makinerinë e leximit dhe analizën statistikore, ekipi i studiuesve propozon që dy skribë me një shkrim dore shumë të ngjashëm, janë ndoshta autorët që kanë dy gjysmat e dorëshkrimit në fjalë.

Rrotulla në fjalë, 1QIsaa, është një dorëshkrim i gjatë dhe një nga shtatë dorëshkrimet që u gjetën në vitin 1947, në afërsi të Detit të Vdekur në Kumran, pjesë e territoreve palestineze. Rrotulla 2,000-vjeçare, ruan 66 kapitujt e Librit të Isaisë të Biblës Hebraike dhe dorëshkrime të tjera hebraike të Isaisë.

Autorët e studimit përdorën një algoritëm për të ndarë bojën nga sfondi, lëkurën, apo papirusin e rrotullës. Më pas, algoritmi studioi secilën shkronjë, duke kërkuar për ndryshime të vogla, që mund të faktonin ekzistencën e një tjetër autori.

Teknologjia algoritmike, ka filluar të përdoret vetëm vitet e fundit në studimet biblike dhe më të gjerë. Nga sa më sipër, ky studimi e hedh poshtë argumentin se, teksti origjinal ishte vepër e një shkruesi të vetëm.

Në fund të kolonës së 27-të, të tekstit, nga 54 të tilla gjithsej, studiuesit u hasën me ndryshimin në stilin e të shkruarit. Fletë e dytë është e qepur me të parën dhe këtu, sipas autorëve, ka ndryshuar edhe shkruesi.

Ky rezultat i bashkohet supozimit të përgjithshëm, si dhe studimeve të mëparshme, se mund të ketë pasur disa ekipe skribësh, të cilët, kanë punuar së bashku, mbi Rrotullat e Detit të Vdekur, me disa që u angazhuan si praktikantë, për anëtarët më të vjetër.

Gjithsesi, një skrib i ndryshëm nuk është shpjegimi i vetëm i mundshëm i atij ndryshimi të vërejtur. Autorët e studmit gjithashtu vunë re një ndryshim të stilolapsit të përdorur, që sinjalizon një ndryshim në kushtet e shkrimit apo në shëndetin e vetëshkruesit.

Por, sërish ndryshimi duket shumë i qartë dhe ndryshimi i shkruesit, është përfundimi më i mundshëm.

Kompjuterët, tanimë janë një pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e analizës së teksteve. Kam parë një numër gjithnjë e më të madh studimesh në konferencat mbi Biblën Hebraike dhe Dhjatën e Re, që eksplorojnë aspekte të ndryshme të procesit të transferimit të teksteve në artefakteve dixhitale (si projekti “Codex Sinaiticus”), çështje që lidhen me mënyrën sesi projekte të ndryshme, mund të përdorin të dhënat e njëri-tjetrit dhe suksesin, apo dështimin e proceseve të të mësuarit makinerik.

Studiuesit biblikë, përfshirë një grup studiuesish në Zvicër, po përdorin të mësuarit makinerik dhe stilometrinë, studimi i stilit gjuhësor, për të përcaktuar se cilat prej letrave të reja, janë shkruar, për shembulli, nga apostulli Pal.

Ndërsa po modelohen tekstet, për të eksploruar temat historike në Biblën hebraike. Procesi makinerik po përdoret gjithashtu edhe për të eksploruar variacione midis teksteve të ndryshme. Rezultatet pozitive nga kjo mënyrë, janë më shumë sesa numri i propozuar nga vetë studiuesit dhe specialistët.

Teksa përdorimi i inteligjencës artificiale në titullin e studimit të ri, mund të sugjerojë se kompjuterët kanë marrë rolin e studiuesve në Hollandën Veriore, sigurisht që nuk është kështu. Por, kalimi në studimin dixhital ofron mundësi të reja mbi studimin e Shkrimeve të Shenjta, veçanërisht të shkrimeve të krishtera dhe Biblës hebraike.