MENU
klinika

Shkaku

Lëvizja e papritur, Gattuso ikën nga Fiorentina

17.06.2021 - 11:37

“Fiorentina dhe mister Rino Gattuso, me marrëveshje të përbashkët kanë vendosur që t’i ndajnë rrugët këtu dhe për këtë arsye të mos e fillojnë sezonin e ardhshëm sportiv së bashku.

Klubi menjëherë vendosi të punojë për të identifikuar një zgjedhje teknike tjetër, për ta udhëhequr ekipin vjollcë drejt rezultateve që Fiorentina dhe qyteti i Firenzes meritojnë”.

Kjo është deklarata e publikuar në faqen zyrtare të internetit dhe në mediat sociale të Fiorentinës. As një muaj nuk ka kaluar që nga zyrtarizimi i Gattuso në stolin e Fiorentinës, por aventura e ish-trajnerit të Napolit në krye të vjollcëve tashmë ka arritur në fund.

Nga tensionet e ditëve të fundit, situata nuk është rikuperuar aspak dhe tani ka ardhur ndarja zyrtare. Për të shënuar lamtumirën midis Gattuso dhe Fiorentinës mjaftuan tensionet e merkatos midis menaxhmentit të klubit dhe Jorge Mendes, agjent i trajnerit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN