MENU
klinika

Censurë!

Librat “skandalozë”…

10.06.2021 - 14:19

        Për shkak të përmbajtjes shpesh e konsideruar e turpshme ose e pamoralshme, disa libra janë censuruar dhe janë përkatësisht 10 tituj./Konica.al

Për të kufizuar lirinë e një populli, një mënyrë është edhe censurimi i librave. Madje, në shumë vende, liria e mendimit pengohet në këtë mënyrë. Si në kohërat antike, ashtu edhe në ato më moderne, censura letrare ka goditur kontekste të shumta, shpesh duke vënë në rrezik edhe autorët. Pavarësisht nëse arsyet janë politike, fetare, apo të ndonjë natyre tjetër, është absurde që sot vijon të ketë libra që nuk mund të lexohen në disa pjesë të botës.

“Dekameroni”, Xhovani Bokaçio

Ndër librat më të censuruar të të gjitha kohërave është “Dekameroni”. I konsideruar vulgar nga të shkolluarit e kohës së tij, por mbi të gjitha imoral nga autoritetet kishtare. Para se të bëhej objekt studimi, siç është sot, u fut në indeks. “Dekameroni” është një përmbledhje prej tregimesh, që zhvillohen gjatë murtajës së Firences në shek. XIII. Shtatë vajza dhe tre djem nga familje të pasura vendosin të transferohen në një vilë në fshat, në përpjekje për t’i shpëtuar infektimit të mundshëm. Djemtë vendosin të tregojnë çdo ditë nga një histori, për të kaluar kohën, mbi një temë të zgjedhur sipas radhës.

“Princi”, Nikolo Makiaveli

Vendosur mes librave të ndaluar të Kishës nga Papa Paul IV në 1599, “Princi” u shkrua në momentin më të errët të historisë së Italisë, kur fuqitë e huaja po konkurronin për shtetet e pasura, por të dobëta rajonale, përmban njohuritë që Makiaveli kishte fituar në pesëmbëdhjetë vite të administratës shtetërore. Një vepër e hidhur dhe zhgënjyese, në të cilën, duke gjurmuar profilin e princit ideal, analizohen arsyet e veprimit njerëzor dhe, për herë të parë, politika ndahet nga morali.

“Origjina e llojeve”, Çarls Darvin

Teoria e evolucionit shkon në anë të kundërt të zanafillës biblike, madje edhe sot, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, leksionet krijuese dhe evolucioniste, për fat të keq, janë çështje debati. Kjo kryevepër e letërsisë moderne ndryshoi një herë e mirë mënyrën tonë për ta parë botën, që prej duke shënuar një “përpara” dhe një “pas”. Teoria e përzgjedhjes natyrore, e propozuar në këto faqe, është baza e biologjisë moderne evolucionare, por për shumë dekada ajo është bërë pjesë e sfondit tonë më të gjerë kulturor, përtej meritës së saj shkencore.

“Dashnori i zonjës Shaterli”, David Herbert Lorenc

Pavarësisht se u publikua më 1928, libri u ndalua për 32 vjet, deri në 1960, për skena dhe gjuhë haptazi të turpshme. Lorenci tregon historinë e Koni Shaterlit, gruas së Konorit, një fisniku të paralizuar gjatë Luftës së Parë Botërore. Si rrjedhojë, e reja detyrohet të bëjë një jetë të trishtë dhe monotone në fshatin e mjegullt anglez, derisa takon Mellors, një rojtar simpatik, i cili jeton në kasollen e pasurisë. Koni, e cila në të vërtetë nuk u mësua kurrë me jetën rigoroze që i kërkohet një gruaje fisnike, rizbulon dashurinë pasionante, të trupit dhe fillon një marrëdhënie kurorëshkelëse.

“Doktor Zhivago”, Boris Pasternak

Dorëshkrimi u refuzua nga shumë botues në mëmëdhe, sepse ishte tepër neveritës ndaj revolucionit socialist. Gjithsesi, u vendos të botohej në Itali, megjithëse KGB-ja u përpoq ta censuronte në mënyrë të atillë që botimi në vendet e huaja të ishte i pamundur. “Doktor Zhivago” tregon historinë aventureske të Juri Andrejeviç Zhivago, një mjek dhe poet i ndarë midis dashurisë së dy grave dhe pjesëmarrës në Revolucionin e famshëm të Tetorit në Rusi.

“Ferma e kafshëve”, Xhorxh Oruell

Ndër romanet më të rëndësishëm politikë në histori, “Ferma e Kafshëve” pësoi censurë dhe ndalime botimesh në të katër cepat e globit. Në alegorinë politike, satira e mprehtë oruelliane kundër totalitarizmit kombinohet me lumturinë krijuese dhe energjinë stilistike, që e vendosin librin ndër veprat më të famshme triller të shekullit XX./Konica.al/ Të lodhur nga abuzimet, kafshët e një ferme rebelohen kundër njerëzve dhe, pasi dëbojnë pronarin, i japin jetë një rendi të ri të bazuar në barazi. Megjithatë, së shpejti, mes tyre shfaqet një klasë e re burokratësh, derra, të cilët me dinakëri, lakmi dhe arrogancë u imponohen kafshëve të tjera./Konica.al

“1984”, Xhorxh Oruell

Gjithnjë për ideologji politike, “1984” u censurua për 40 vjet (1950-1990) në Bashkimin Sovjetik. Një luftë shkatërruese e ka ndarë planetin në tre superfuqi, që luftojnë me njëra-tjetrën dhe ku sundojnë regjimet totalitare: Oqeania, Eurazia dhe Estazia. Uinstoni jeton në të parën,  duke punuar si njeri i zakonshëm. Megjithatë, në zemrën e tij, duket i vetmi që refuzon shoqërinë e dëshiruar nga Partia dhe filozofinë e imponuar, e cila nuk lejon as dashurinë, as mendimin e lirë. Rebelimi i tij i brendshëm me kalimin e kohës materializohet në veprime gjithnjë e më të rrezikshme.

“Vargjet satanike”, Salman Rrushdi

Një nga rastet më ekstreme, i konsideruar si fyerje e vërtetë, madje blasfemi, nga bota islame, aq sa autori aktualisht jeton nën mbrojtje, meqenëse Ajatollah Khomeini, më 1989, njoftoi përmes radios dënimin e tij me vdekje. Historia që përshkruhet është një koktej i mrekullueshëm i realizmit dhe fantazisë, një histori magjike në të cilën dy udhëtarë, të shpëtuar për mrekulli nga një përplasje aeroplani, e shohin veten të shndërruar në një krijesë engjëllore dhe tjetri në një qenie djallëzore. /Konica.al/Tashmë simbole të së Mirës dhe të së Keqes, të dy do të përballen me njëri-tjetrin në betejat më të vjetra dhe më të pashmangshme, një luftë e pandalur e destinuar të zgjasë përgjithmonë në kohë dhe hapësirë, nga humbëtirat indiane në Londrën bashkëkohore.

“Lolita”, Vladimir Nabokov

Në Francë, “Lolita” u ndalua për dy vjet me akuzën e pedofilisë. Duke kërkuar për një dhomë me qira, Humbert Humbert përplaset me Dolores Haze, e njohur si Lolita, një 12-vjeçare rebele dhe tërheqëse pas së cilës lë mendjen. Humbert Humbert dhe minorenja do të fillojnë një turne në Shtetet e Bashkuara nga moteli në motel, të përndjekur nga një njeri misterioz. /Konica.al/Duke u vendosur në një qytet të vogël, ku Humbert Humbert gjen punë, Lolita përpiqet t’i shpëtojë kontrollit obsesiv të njerkut xheloz. Nga frika se mos zbulohet marrëdhënia me vajzën, Humbert Humbert vendos të largohet, por në një moment Lolita do të arrijë t’ia mbathë me një burrë tjetër.

“Psikopati amerikan”, Bret Easton Ellis

Libri i Bret Easton Ellis është i ndaluar në Australi. Patrik Bateman është i ri, i pashëm, i pasur./Konica.al/ Ai jeton në Manhatan, punon në Wall Street dhe me kolegët Timoti, David, Paten dhe Kreig, frekuenton klubet më në modë, palestrat më ekskluzive dhe tualetet ku qarkullon kokaina më e mirë në qytet, duke diskutuar për restorantet e reja, kamarieret me trup të fortë dhe elegancën mashkullore. Mirëpo, jeta e tij është plot me hollësi mjaft shqetësuese dhe, kur bie errësira në Nju Jork, Patrick Bateman shndërrohet në një vrasës torturues, gjakftohtë, metodik, i pamëshirshëm./Konica.al

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit