MENU
klinika

Samiti drejtohet nga Rama dhe Varhelyi

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen sot

10.06.2021 - 08:27

Liderët e rajonit do të bëhen bashkë këtë të enjte në Tiranë, ku do të zhvillohet Samiti i Ballkanit Perëndimor.

Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi (L), u prit sot në një takim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama (R). Pas takimit, Rama dhe Varhelyi mbajtën një konferencë të përbashkët për media, ku Rama theksoi se Shqipëria njohu miqtë e saj të vërtetë në ditët e tragjedisë pas tërmetit. ( Olsı Shehu – Anadolu Agency )

Shqipëria do të jetë mikpritësja e samitit të radhës i cili zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku pjesë do të jenë shqiptar drejtuesit më të lartë të Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.

Drejtuesit e Samitit do të jenë kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Në orën 12:30 dy drejtuesit e Samitit, Rama dhe Varhelyi do të mbajnë një konferencë për media teksa më pas në orën 15:00 bëhet firmosja e marrëveshjeve. Samiti është me rëndësi për vetë faktin që vjen vetëm dy javë para vendimit për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Axhenda e plotë e Samitit të Ballkanit Perëndimor:

09.30 – Takim Bilateral me Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës (FOTO + Kamera Zyrtare)

10.00 – Takim Bilateral me Olivér Várhelyi, Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë (FOTO + Kamera Zyrtare)

10.30 – Mbërritja e delegacioneve (FOTO + Kamerat e akredituara të vendosura në oborrin përpara hyrjes)

Olivér Várhelyi, Komisioneri Europian

Milo Đukanović, President i Malit të Zi

Brnabić, Kryeministër i Serbisë

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës

Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Majlinda Bregu, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal

Emir Djikic, Drejtor i Sekretariatit të CEFTA

Ljuba Siljanoska, Zëvendës Drejtori i Sekretariatit të Përhershëm të organizatës së Traktatit të Komunitetit të Transportit

11.00 – Seanca Plenare (FOTO + Kamera Zyrtare)

12.30 – Foto Familjare (FOTO + Kamera Zyrtare)12.30 – Konferencë për shtyp e Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi (Regji Televizive + FOTO + Kamerat e akredituara)

13.00 – Drekë Pune (FOTO + Kamera Zyrtare 3 minuta)

15.00 – Firmosje e marrëveshjeve (Regji Televizive + FOTO + Kamera Zyrtare)

15.15 – Ceremonia e inaugurimit të Qendrës së Informimit Kulturor (FOTO + Kamera Zyrtare)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Nuk njohim vendimin e Konferencës së Kryetarëve për mbledhje online"

Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të PD

Deputeti: Dil në terren! Kryedemokrati: Do i sqaroj demokratët

Zbardhet debati Noka-Basha në Grupin e PD

"Të bëjmë gati mekanizmat për adresimin e problemeve me zgjedhjet"

“Zbrisni në terren”! Zbardhen mesazhet e Bashës për demokratët