MENU
klinika

Sartri

Liria absolute!

21.06.2021 - 17:09

       Filozof, dramaturg, aktivist, gazetar politik, shkrimtar… Zhan Pol Sartri, një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të ekzistencializmit dhe humanizmit marksist, lindi më 21 qershor 1905. Krijimtarinë e tij e përshkon esenca e mendimit bashkëkohor dhe reflektime të vlefshme mbi marrëdhëniet komplekse mes unit dhe shoqërisë./Konica.al

I ndikuar nga filozofët e mëdhenj gjermanë si Husserl dhe Heidegger, Sartri u vlerësua me çmimin “Nobel” në letërsi, të cilin e refuzoi, duke pohuar se vetëm në retrospektivë, pas vdekjes, është e mundur të shprehet një gjykim mbi vlerën aktuale të një njeriu të shkolluar. Dhe gjithçka ngaqë donte të ishte në përputhje me parimet e veta ideologjike. Po ashtu, ishte ai personalitet i aftë të rrëmbente armët të luftonte për çlirimin e popullit afrikan dhe, përmes kësaj, të na tregonte se liria kërkonte një angazhim të mirëfilltë./Konica.al/Mbi të gjitha edhe përtej aspektit të filozofit, veprimtarinë dhe shkrimtarin, vlen të theksohet ndikimi i veprës së tij në kontekstin psikologjik. Zhan Pol Sartri hodhi themelet e rrymës humaniste-ekzistenciale. Qasja e tij bazuar në përgjegjësinë që ka njeriu për veprimet që kryen, në njohjen e vetvetes dhe postulatin e famshëm “Unë jam, unë ekzistoj” shënoi një ndërkohë.

Sartri lindi në Paris. I ati i vdiq që herët, ndaj ai u rrit nga nëna dhe gjyshi. E ëma i përcolli pasionin për letërsinë, ndërsa Albert Schweitzer, gjyshi, e njohu me botën e filozofisë, rrymë intelektuale që nuk hezitoi ta ndiqte. /Konica.al/Kështu, në vitin 1929, mori doktoratën në filozofi në një institucion elite, në “Ecole Normale Superieure”. Ishte pikërisht koha kur u njoh me Simon dë Bovuar, me atë që do të ishte shoqëruesja e përjetshme dhe aleatja kryesore intelektuale e jetës së përditshme. Në vitin 1945, së bashku me Simon dë Bovuar nisën projektin e përbashkët, revistën politiko-letrare “Les temps modernes” (“Kohët moderne”). Idealet socialiste dhe kontaktet e tyre me komunizmin shënuan absolutisht këtë fazë vendimtare në jetët e tyre. Sartri ishte kritik i ashpër i luftës së Vietnamit, me qëllimin kryesor të zbulonte para botës krimet dhe padrejtësitë e kryera nga Shtetet e Bashkuara.

Pak më vonë, në 1964, ai mori çmimin “Nobel” për kontributet në fushën e mendimit. Sidoqoftë, e refuzoi. Sipas Sartrit, të pranosh “Nobelin” do të thotë të humbasësh këtë vizion kritik si filozof, si një mendje e angazhuar në aktivizëm shoqëror dhe pavarësi intelektuale. Gjithë jetën e kaloi në solidaritet me kauza të pafundme dhe jetoi në mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Sipas Sartrit, njeriu karakterizohet nga përsosmëria dhe kjo përsosmëri, qëndron në lirinë individuale të njeriut, në zhvillimin e qëllimeve personale, në lirinë për të qenë dhe për të zgjedhur.

Puna e Sartrit është magjepsëse

Ai e bëri joshës mendimin dhe filozofinë, madje shkroi edhe librin voluminoz “Qenia dhe hiçi”, vepër që ia shtoi reputacionin jo aq sepse, njerëzit mund t’ia kuptonin idetë, por sepse nuk mundeshin. Sartri ishte partizan i të respektuarit të librit më shumë për misterin që preknin, sesa për qartësinë e pretendimeve të tyre. Frymëzues në këmbënguljen e tij, se gjërat nuk duhet të jenë ashtu siç janë. Ai na nxit të pranojmë rrjedhshmërinë e ekzistencës dhe të krijojmë institucione, zakone, vështrime dhe ide të reja.

Sartri solli një konceptim radikal mbi lirinë

Për filozofinë e tij, njeriu është një hiç, ai merr kuptim vetëm në shoqëri dhe përballë tjetrit. Përkundër gjërave që kanë një funksion specifik, njeriu është i padobishëm, ai i vë vetes qëllimet që dëshiron të ndjekë, prandaj në universin sartrian, zoti nuk ekziston. Ndërgjegjja njerëzore, sipas Sartrit, është fuqia e asgjësimit dhe lirisë: ajo është në të gjitha mënyrat kundër vetvetes, qenies së plotë, masive dhe të paqartë të gjërave. Kështu, i dënuar me liri absolute, njeriu duhet të gjejë rrugën e tij. /Konica.al/E gjithë puna e tij, sillet rreth nocionit të lirisë, të përshkruar individualisht, por edhe në dimensionin kolektiv ose historik.

U nda nga jeta më 15 prill 1980, në moshën 74-vjeçare. Në ceremoninë e varrimit, morën pjesë me mijëra vetë dhe prehet në varrezat “Montparnasse” në Paris.

Për të kuptuar trashëgiminë e Zhan Pol Sartrit dhe kontributin e tij në ekzistencializmin humanist, mjafton t’i qasemi veprës: “Neveria”, libëri që, përtej cilësisë së pagabueshme letrare, e nxiti shoqërinë e kohës ta konceptonte botën në një mënyrë tjetër, përmes një vizioni më të zgjuar, më kritik dhe më të thellë./Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit