MENU
klinika

Gjithmonë luan me stilin

Look-u jashtë kornizave i Linda Ramës

19.06.2021 - 10:43

Nuk është hera e parë që Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Rama, luan me stilin duke eksperimentuar mes klasikes dhe casual, ndonëse flokët i ka mbajtur (përgjithësisht) njësoj: prerje deri te supet, me baluke dhe në ngjyrë gështenjë, çokollatë ose të zezë. Megjithatë, as flokët nuk i kanë shpëtuar dëshirës së saj për të eksperimentuar me një look që del pak nga kornizat e stilit klasik.

Siç mund ta shihni, ajo u shfaq në një intervistë me “Ilva Now” në Euronews Albania me flokë në ngjyrë të errët ku dallohen disa fije të shndrritshme në ngjyrë vjollcë-në-blu.

Look-u jashtë kornizave i Linda Ramës

Fijet në pjesën e poshtme të flokëve u panë gjatë fushatës së zgjedhjeve dhe është e paqartë nëse bëhet fjalë për ngjyra të ndryshme, apo është e njëjta ngjyrë që duket më e fortë për shkak të dritave televizive.

Look-u jashtë kornizave i Linda Ramës

Look-u jashtë kornizave i Linda Ramës

Sidoqoftë, look-u është i ndryshëm nga çfarë jemi mësuar të shohim përgjithësisht te figurat publike dhe njerëzit e tyre të afërt. Megjithatë, nuk është hera e parë që ajo guxon. Në 2017-n, znj. Rama u fotografua me flokë në të kuqe të ndezur kur u shfaq në një një mbrëmje kushtuar poetit Daut Gumeni.

Look-u jashtë kornizave i Linda Ramës

Look-u jashtë kornizave i Linda Ramës

Diçka është e sigurt: Të dy, Linda dhe Edi Rama, dinë si të dalin nga kornizat e stilit klasik, që përgjithësisht shërben si kod për figurat e politikës dhe partnerët e tyre./ANABEL