MENU
klinika

Pas suksesit me “Rosenkrieg”

Loredana dhe Mozzik zbulojnë surprizën e radhës

19.06.2021 - 10:23

Pas ribashkimit, Loredana dhe Mozzik janë angazhuar në albumin e tyre të përbashkët. “Rosenkrieg” quhet bashkëpunimi më i ri i çiftit shqiptar, që shënoi dhe këngën e parë e albumit “No Rich Parents”. Kënga rezultoi një sukses, pasi u rendit e para në listën e më të dëgjuarave në Gjermani.

Ndërsa po shijojnë këtë sukses, dyshja e famshme kanë konfirmuar këngën e radhës që pritet të publikohet javën e ardhshme. “Loredana, a e gjujmë edhe njo?”, shkruan Mozzik në postimin e fundit. Ndërsa Loredana ka shkruar: “O ma breeeeeeeee 😀 Javën tjetër?”.

Duket se dhe ky vit do të jetë i Mozzik. Verën e kaluar dominoi me albumin Mozzart ndërsa kësaj radhe bashkë me Loredanën synojnë jo vetëm tregun shqiptar por dhe top listat e huaja. Kujtojmë që prindërit e Hanës u rikthyen së bashku gjatë vitit që lamë pas dhe aktualisht po qëndrojnë në Zvicër.