MENU
klinika

806 vjet

Magna Carta, “Karta e Madhe e Lirive”

17.06.2021 - 13:08

806 vjet më parë, më 15 Qershor 1215 u firmos dhe u vulos Magna Carta (ose Defteri i Madh i Lirive) nga Mbreti Xhon i Anglisë (King John of England).

Magna Carta, që do të thotë “Karta e Madhe”, është një nga dokumentet me më shumë ndikim politik të shkruar ndonjëherë dhe vazhdon të konsiderohet nga shumë shkencëtarë politikë modernë si dokumenti themelor dhe burimi kryesor për shumë prej ligjeve qeverisëse të perëndimit, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbreti John i Anglisë dekretoi “Magna Carta” për të zgjidhur krizën e tij politike pasi fisnikët anglezë ishin ngritur kundër tij, duke rrezikuar seriozisht kurorën e tij. Në këto kushte ai u detyrua të premtonte se nuk do të bënte asgjë kundër vullnetit të tyre, duke firmosur këtë dekret që u quajt “KARTA E MADHE E LIRIVE”.

Ky dokument kufizonte pushtetin e mbretit dhe mbronte të drejtat e fisnikërisë feudale duke u bërë dekreti i parë qeveritar që përcaktonte parimin që të gjithë njerëzit – përfshirë mbretin – ishin në mënyrë të barabartë subjekt i ligjit. Deri në atë kohë, monarkët britanikë gëzonin një rregull suprem.

Me firmosjen e Magna Carta, mbreti, për herë të parë, nuk u lejua të ishte mbi ligjin. Përkundrazi, ai duhej të respektonte sundimin e ligjit dhe të mos abuzonte me pozitën e tij të pushtetit. Ky dokumet nuk u abrogua as nga monarkët e mëvonshëm duke mbetur i vlerësuar gjatë gjithë kohërave.

Parimet e kryesore të KARTËS SË MADHE TË LIRIVE ishin: 1. Ligji qëndron mbi mbretin 2. Mbreti duhet ta respektoje ligjin 3. Çdo qytetari i ofrohet gjykim i barabarte para ligjit. Magna Carta hodhi themelet e parimeve të përgjithshme bazë të të drejtave të njeriut të kohëve moderne, të pasqyruara si në Konventat e Gjenevës, ashtu edhe në Deklaratën Universale për të drejtat e Njeriut të OKB-së, më 10 nëntor 1948.

Parimet e Kartës “Liri nën Ligj” kanë frymëzuar Kartën e të Drejtave të Njeriut të Tomas Xhefersonit, në ShBA, që thotë: “Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë në jetë, në liri dhe për të arritur lumturinë, dhe njëkohësisht ka ndikuar në betejën e madhe të Presidentit Abraham Linkoln për arritja e barazisë dhe zhdukjen e skllavërisë. Shumë parime dhe doktrina më të gjera kushtetuese i kanë rrënjët në interpretimin e shekullit të tetëmbëdhjetë të Amerikës së Magna Carta, siç janë teoria e qeverisë përfaqësuese, ideja e një ligji suprem, një qeveri e bazuar në një ndarje të qartë të pushteteve dhe doktrina e rishikimit gjyqësor të akteve legjislative dhe ekzekutive.

Fraza e saktë nga Magna Carta e vitit 1215 që i referohet “procesit të rregullt ligjor” është në Latinisht, por ka përkthime të ndryshme. Përkthimi i Bibliotekës Britanike thotë: “Asnjë njeri i lirë nuk mund të kapet ose të burgoset, ose të hiqet nga të drejtat ose pronat e tij, të jashtëligjshëm ose të internuar, ose të privohet nga qëndrimi i tij në ndonjë mënyrë tjetër, as nuk do të vazhdojmë me forcë kundër tij, ose t’i dërgojmë të tjerët ta bëjnë këtë, përveç me gjykimin e ligjshëm të të barabartëve të tij ose me ligjin e vendit “.

Duke sanksionuar me ligj kufizimet e të drejtave të monarkisë Magna Carta i hapi rrugën përvojave parlamentare në botë. VENDNDODHJA E DOKUMENTEVE SOT Sot njihen katër kopje të Magna Carta. Të cilat u ribotuan në vitet e mëvonshme nga mbreti Edward I i Anglisë, më 1297, duke u vënë një vulë dylli.

Në vitin 2009, të katër kopjet fituan statusin e Trashëgimisë Botërore të OKB.

Dy kopje janë të vendosura në Bibliotekën Britanike, një është në Katedralen Lincoln, dhe e fundit është në Katedralen Salisbury.