MENU
klinika

Arrestohet 30-vjeçari në Kakavijë

Mbi 2 mijë euro ilaçe kontrabandë të fshehura në kabinën e kamionit

13.06.2021 - 10:33

Policia Kufitare e Kakavijës ka goditur një rast të kontrabandës me medikamente mjekësore, duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme ilaçesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës.

Gjithashtu, policia ka arrestuar poseduesin e ilaçeve, shtetasin D. K. Sipas uniformave blu, ilaçet janë gjetur në kabinën e kamionit të ndara në 4 qese, me vlerë totale 2200 euro.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar një mjet kamion që drejtohej nga shtetasi D. K.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore dhe shërbimet e Frontex-it, gjetën të fshehura në kabinën e kamionit 4 qese, brenda të cilave kishte medikamente mjekësore (ilaçe) me vlerë totale 2 200 euro, të pa shoqëruara me dokumentacionin përkatës.

Pas veprimeve të kryera hetimore, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin D. K, 30 vjeç, banues në Fier.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Rreziku më i madh është sot pasdite”

IGJEUM tregon katër qarqet problematike

Zjarri në ish-depot e naftës në Nartë

Leli: I qëllimshëm, boll më me papërgjegjshmëri

Nga Jugu në Veri janë 6 vatra aktive në vend

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e zjarreve

Vlora prej 12 ditësh në flakë

Aktivizohen sërish vatrat në Dukat