MENU
klinika

Roland Garros

Mbi 3 orë e gjysmë lojë, Federer nuk “vdes” kurrë

06.06.2021 - 12:54

Ka qenë një vit i vështirë për legjendën e tenisit botëror Roger Federer, po ia doli mbanë të kualifikohet në raundin e katërt të Roland Garros pas fitores 3-1 (7-6., 6-7, 7-6, 7-5) ndaj gjermanit Dominik Koepfer, një ndeshje që zgjati 3 orë e 38 minuta.

Një fitore e vështirë e zviceranit, që iu desh të bëjë mrekullinë për të mundur rivalin gjerman. Në raundin e katërt do të luajë ndaj italianit Matteo Berrettini, që mundi 3-0 (7-6, 6-3, 6-4) kinezin Soon-Woo Kwon.

Te femrat, spikat fitorja e amerikanes Cori Gauff, që avancon në raundin e katërt pas tërheqjes së rivales e patriotes së saj Jennifer Brady (6-1 seti i parë kur u ndal loja).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN