MENU
klinika

Samiti i Ballkanit Perëndimor

Me dorën në qafë me Albin Kurtin, Rama nxjerr foton nga takimi i sotëm

10.06.2021 - 22:22

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga takimi i sotëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Ndonëse është me rezerva marrëdhënia mes kryeministrit Rama dhe Kurtit, duket se me këtë foto, kreu i qeverisë shqiptare ka hequr çdo dyshim.

Ai shfaqet në foton e postuar në Instagram me dorën në qafë tek homologu i tij Kurti, teksa vendos flamujt e dy vendeve Shqipërisë dhe Kosovës.

Më herët Rama publikoi në “Facebook”, pamje nga pritja dhe përcjellja e liderëve të rajonit dhe europianë në Tiranë në kuadër të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor.