MENU
klinika

Dominon Inter

Më të kushtueshmit e Serie A, mungon Ronaldo

10.06.2021 - 14:56

Inter u rikthye në majën e futbollit italian, ku pas 11 vitesh mungesë arriti që të ngre lart trofeun kampion në Seria A. Zikaltërit dominuan kundërshtarët, duke e siguruar matematikisht titullin përpara javës së fundit.

Një ecuri kjo e mirë nga ekipi i trajnerit Antonio Conte, falë edhe cilësive të futbollistëve që ka në përbërje. Paraqitja në fushën e blertë ka rritur edhe vlerën e tyre në treg.

Sipas observatorit të njohur të futbollit, CIES, Inter dominon listën prej 10 lojtarëve më të kushtueshëm në elitën e futbollit italian, ku gjenden 5 futbollistë zikaltër. Achraf Hakimi është lojtari më i kushtueshëm, pasi kartoni i tij në treg vlen plot 93.5 milionë euro.

Pjesë e listës janë dhe Romelu Lukaku e Lautaro Martinez përkatësisht me 76.9 milionë dhe 75.2 milionë euro vlerë të kartonit. Pjesë e “Top 10” janë katër futbollistët të Juventusit, Federico Chiesa, Mattijs de Ligt, Dejan Kulusevski e Weston McKennie që ka një vlerë prej 65.4 milionë euro në treg.

Ndërkaq në vendin e 7-të gjendet Theo Hernandez i Milanit me vlerë prej 70.9 milionë euro në treg. Ajo që bie në sy është mungesa e Cristiano Ronaldos, që tashmë shkon maksimumi në 60 milionë euro, por larg “top 10”. Mosha bën të vetën.

RENDITJA

1.Achraf Hakimi (Inter Milan) 93.5 milion euro

2.Federico Chiesa (Juventus) 92.6 milion euro

3.Matthijs de Ligt (Juventus) 89 milion euro

4.Romelu Lukaku (Inter Milan) 76.9 milion €

5.Lautaro Martinez (Inter) 75.2 milion euro

6.Dejan Kulusevski (Juventus) 72,7 milion €

7.Theo Hernandez (Milano) – 70.9 milion €

8.Alessandro Bastoni (Inter Milan) 70.8 milion €

9.Nicolò Barella (Inter Milan) 68.3 milion euro

10.Weston Mckennie (Juventus) 65.4 milion €

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ishin pjesë e Super League Europiane

22 mln euro gjobë për 6 klubet e Premier League