MENU
klinika

Dhe për këtë ka një arsye të fortë!

Meghan nuk do marrë pjesë në ceremoninë në nder të Princeshë Dianës

20.06.2021 - 11:47

Para disa ditësh, Meghan Markle dhe Princ Harry dhanë lajmin se ishin bërë prindër për herë të dytë. Dyshja u bekuan me një vajzë, të cilës i vendosën emrin Lilibert Diana Mountbatten-Windsor.

Emri ‘Lilibet’ u zgjodh në nder të stërgjyshes së saj, Mbretëreshës Elizabeth, të cilën e thërrisnin kështu me përkëdheli në rininë e saj. Diana, në nder të gjyshes së saj të ndjerë, princeshës së Uellsit. Ata do ta thërrasin të voglën ‘Lili’.

Ndërkohë mësohet se Meghan Markle ka prioritet mëmësinë në këtë moment sesa ceremonitë mbretërore.

Një burim i afërt me burim me dukeshën ka konfirmuar për mediat e huaja se Meghan nuk do të udhëtojë për në Londër me Princin Harry për të marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të statujës së Princeshë Dianës.

Sipas tij, Meghan do të fokusohet në përkujdesjen e vajzës së porsalindur, Lilibet.

“Meghan sapo ka lindur dhe nuk ka plane të udhëtojë në Londër për eventin”-konfirmoi një tjetër burim.

Kujtojmë se William dhe Harry i kanë dedikuar një statujë nënës së tyre për nder të impaktit që ajo ka patur në Mbretërinë e Bashkuar dhe në botë. Ceremonia e zbulimit të statujës do të mbahet në datën 1 korrik, ditë kjo që përkon me ditëlindjen e 60-të të Dianës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Për bashkëshortin dhe djalin tim”

Meghan Markle publikon librin e saj të parë