MENU
klinika

Emrat që spikasin

Merkato në Serie A, lëvizje me kosto të ulëta

08.06.2021 - 11:54

Valsi i stolave ka mbaruar dhe tashmë, ekipet e Seria A kanë filluar të mendojnë për merkaton e futbollistëve. Kostot e operacioneve nuk pritet të jenë të larta, me skuadrat që kanë ulur pritshmëritë, duke zvogëluar dhe shpenzimet ekonomike.

Interi i Simone Inzaghi është i vetëdijshëm për këtë, me drejtuesit që i kanë vënë një limit trajnerit italian. Lautaro Martinez besohet se do sakrifikohet për të mbushur arkat, pasi për argjentinasin ofertat nuk kanë të ndalur.

Në këmbim, Inzaghi preferon 32-vjeçarin Felipe Caicedo, një lojtar me kosto të denjë për Interin dhe që njihet shumë nga tekniku, pasi e ka trajnuar te Lazio. Dhe kontrata në favor të tyre, skadon në qershor 2022.

Nga ana tjetër, Milan është i gatshëm të firmos me Giroud nga Chelsea. Kuqezinjtë ofrojnë 4 milionë euro për dy vite kontratë, me francezin 34-vjeçar që do mbërrinte në Milano me parametra zero.

Kjo verë duket se do kurorëzojë në martesë Edin Dzeko me Juventusin. 35-vjeçari boshnjak nuk po kalon një moment të mirë te Roma, dhe 12 muaj përpara skadencës së kontratës shihet gjithnjë e më pranë torinezëve. Paga e futbollistit mbetet pengesa kryesore e këtij operacioni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN