MENU
klinika

NBA, play-off

Mësohet finalisti i parë në Konferencën e Lindjes

20.06.2021 - 11:18

U deshën 7 ndeshje për të përcaktuar finalistin e parë në Konferencën e Lindjes në NBA. Milwaukee Bucks, falë një Giannis Antetokounmpo në formë të jashtëzakonshme, fitoi 115-111 në fushën e Brooklyn Nets pas kohës shtesë.

Basketbollisti grek realizoi plot 40 pikë, 13 rebound dhe dha 5 asiste, në një duel epik brenda sfidës me Kevin Durant, që edhe pse shënoi 48 pikë, 9 “rebound” dhe 6 asiste, e mbyll këtu rrugëtimin sezonal.

Një ndeshje u ekuilibruar nga fillimi deri në fund, me diferencën më të madhe që u arrit në periodën e dytë +10 pikë në favor të vendasve, 53-43, që gjithsesi nuk rezultoi vendimtare në përcaktimin e fituesit.

Në finalen e Lindjes, Bucks do të përballen me fituesin e çiftit Philadephia 76ers – Atlanta Hawks, që do të përcaktohet po në përballjen e 7-të. Ndërsa në mbrëmje luhet seria e parë e finaleve në Perëndim mes Suns dhe Clippers.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN