MENU
klinika

Formula 1

Mick Schumacher për shokun e skuadrës: Ky do më vrasë!

08.06.2021 - 09:47

Gara e Formula 1 në Baku të Azerbajxhanit prodhoi shumë episode dhe surpriza. Edhe për dy makinat Haas metrat e fundit ishin dramatike. Mick, djali i legjendës Michael Schumacher, akuzon rusin Nikita Mazepin.

Ky i fundit bëri një manovër shumë të rrezikshme ndaj Schumacher, duke i mbyllur rrugën shokut të skuadrës, që për pak sa nuk u përplas me muret mbrojtëse. Pasi kaloi vijën e finishit, Mick foli ashpër ndaj Mazepin, që u dëgjua në radio:

“Çfarë dreqin është duke bërë, dëshiron me çdo kusht të na vrasë këtu në pistë”. Ai që ka ndërhyrë dhe ka qetësuar situatën është drejtori sportiv i skuadrës, Guenther Steiner: “U krijua një situatë e çdutishme, por gjithçka u zgjidh. Ishte një keqkuptim”.

Mick u rendit në këtë garë në vendin e 13-të, pozicioni i tij më i mirë këtë sezon, që i jep mundësi Haas të lërë pas Williams në renditjen e përgjithshme edhe pse të dyja skuadrat kanë nga 0 pikë. Ishte një garë e vështirë, por pikërisht në të tilla pista kur krijohen incidente mund të marrësh pikë, duke përfituar nga përplasja e makinave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN