MENU
klinika

Opozita maqedonase thirrje Zaevit

“Mos prano marrëveshje tradhëtare me Bullgarinë”

18.06.2021 - 10:56

Opozita maqedonase i kërkon kryeministrit Zoran Zaevit që mos pranojë asnjë marrëveshje me Bullgarinë për negociatat që çon në tradhëti kombëtare. Nga VMRO-DPMNE thonë se Zaev gjatë vizitës në Sofje nuk duhet të pranojë ndonjë ofertë të Sofjes që vë në diskutim gjuhën dhe identetin maqedonas.

Sipas tyre, deri më tani janë protestat e vazhdueshme dhe bllokimet nga opozita që po pengojnë qeverinë e Zaevit të veprojë kundër interesave të popullit.

Gjithsesi Zaev e ka bërë të qartë që pavarësisht takimeve e vizitës në Sofje, nuk ka shpresë se deri më 22 qershor Bullgaria të heqë veton për negociatat e Maqedonisë së Verit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mbrojeni imazhin e greqisë"

BBC: Grekët mohues

Përmbledhja ditore e rajonit

BE flet për dialogun Kosovë-Serbi