MENU
klinika

Roland Garros

Nadal dhe Djokovic avancojnë, kalon edhe Swiatek

05.06.2021 - 18:19

Vijon paraqitja e mirë e pretendentëve në “Roland Garros”, grand slam të Parisit që ka nisur që nga 30 maji. Fituesi në fuqi i këtij turneu, Rafael Nadal, mposhti 3-0 britanikun Cameron Norrie, përkatësisht të 3 setet, 6-3.

Nadal, fitues i 13 herë i Roland Garros, në turin e katërt do të përballet me italianin Sinner, i 18-i në renditjen botërore. Parashikohet një ndeshje më e fortë kjo për spanjollin.

Akoma më e lehtë për Roger Federer, që fitoi po 3-0, duke mposhtur lituanezin Berankis, përkatësisht 6-1, 6-4 dhe 6-1. Një fitore e lehtë për serbin, që në 1/8 finale do të përballet me italianin Lorenzo Messeti, numri 76 në botë.

Te femrat, triumfoi kampionia në fuqi Iga Swiatek. 20-vjecarja polake fitoi 2-0 me sete ndaj estonezes Kontaveit. Kampionia vuajti shumë në setin e parë, teksa e përmbysi 7-6, ndërsa të dytin e fitoi lehtësisht 6-0. Surpriza ishte eliminimi i ukrainases Elina Svitolina.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN