MENU
klinika

Analizë e situatës politike në vend

Nazarko: Berisha i ka dyert e mbyllura, jam kurioz të shoh se si do ta shesë Basha

15.06.2021 - 17:29

Analisti Shpëtim Nazarko, i ftuar në studion e “ABC” bëri një analizë të situatës politike në vend, duke u ndalur nga Kongresi i Partisë Socialiste, largimi i Gramoz Ruçit, gjithashtu edhe për garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike dhe deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Juli Xhokaxhi, Nazarko tha se Shqipërisë i duhen rrugë të reja zhvillimi që e ofrojnë atë me Europën dhe se lufta tani qëndron në sektorin e ekonomisë, pasi pavarësisht fitoreve të partive politike, vendi po boshatiset.

Ndërsa u ndal te rizgjedhja e Lulzim Bashës për kryetar të PD-së, ai theksoi se tre kandidatët që ishin kundër tij bënë një gabim të karakterit strategjik.

Vendosja e përgjegjësisë për humbjet e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit tek Basha, Nazarko tha se ishte e papranueshme për elektoratin.

I pyetur nëse Basha mund të mund të bëhet djali planprishës apo nëse mund të shkojë në bashkëqeverisje me Ramën, ai u shpreh se Basha është treguar dinak.

Nazarko tha më tej se është duke pritur të shohë mënyrën se Basha do të shesë Berishën.

Sa i përket rikthimit të Berishës në krye të PD-së, për analistin është e pamundur sepse sipas tij edhe vetë Berisha është e ka kuptuar që i ka kaluar koha.

Pjesë nga biseda në studio:

Zhvillimi brenda PD-së dhe rizgjedhja e Bashës?

Nazarko: Ne jemi shoqëri gjysmë feudale ku kryetari i partisë ashtu si kryetari i fisit i ka të gjitha. Të tre anëtarët kanë bërë gabim të karakterit strategjik. Duke thënë që Basha na çoi në humbje është akuzë indirekte edhe për elektoratin e PD për shkak se nuk e përtyp këtë. Por Basha ka një borxh me kamatë të lartë dhe në shtator është i detyruar të mbajë një qëndrim preciz.

Mund të shkojë Basha në bashkëqeverisje me Ramën? Mund të bëhet djali planprishës?

Nazarko: Berisha e ka bërë kryetar partie. Në thelb këtyre iu duhet PD-ja. Por unë i kam frikë dembelat tipik sepse operojnë brenda një filiali që quhet dinakëri. Basha që ka një formim të mirë siç referon ai, dinakërinë e ka të madhe. Natyrisht që mund ta bëjë rolin plangprishës…Unë jam kurioz të shoh se si do ta shesë Basha Berishën…Në fund të fundit Berisha është personazh historik dhe unë do të shoh gjithë kurozitet se si do të ndodhë.

Si e sheh deklaratën e Berishës dhe takimin prej dy orësh në zyrën e Bashës, pas votimit për kryetar të PD-së?

Nazarko: Unë kam thënë, ditën që do humbë Berisha unë do të qaj, por jo për Berishën për racën time prej fshatari. Berisha është një njeri i lexuar, ai e di që nuk mund të kthehet kurrë në PD. Janë dyert të mbyllura, vetë Berisha e di që koha e tij është e tejkaluar. Ndërsa Basha që gjendet në këtë pozicion e ka problemin më të madh, sepse shumë palë janë duke bërë sehir. 

Në shtator surprizat mund të jenë me historitë e SPAK. Pritet të nxjerrë peshq të mëdhenj. Pas goditjes së Berishës, shkarkimit të Metës kemi goditje të rëndë të opozitën dhe imagjino nëse nuk fitonte as Basha.  Unë nuk çuditem nëse përplasen në qeli ministra të shëndetshëm të PS-së. Perëndimi nuk merret me stabilitetin e vendit. Në Shqipëri interesohet për ekuilibrin dinamik të vendit, sepse çdo zjarr që bie në Shqipëri merr në qafë të gjithë Ballkanin.

Biseda në studio, u fokusua edhe tek njoftimi i Gramoz Ruçit për tu larguar nga Partia Socialiste, vendim për të cilin Nazarko tha se iku duke dhënë shembull nga kjo parti.

E kam parë vetëm si talent individual…Ruçi është një nga individët më të talentuar që ka pasur PS sepse ka ushtruar pushtetin e tij, duke u ndjerë dhe jo duke u dukur. Ruçi ka eksperiencën e një fshatari gjenial dhe e di shumë mirë se ishte burokracia e pushtetit. Ai i ka bërë një gjë të madhe PS, pasi e ka ditur gjithnjë kush ishte i pari dhe ka qëndruar luajal, pa bërë prapaskena. Ruçi është individ i talentuar.Ai iku i nginjur nga kjo karrierë politike duke dhënë edhe shembull”, u shpreh Nazarko.

Së fundmi analisti u ndal tek takimi i sotëm mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Nazarko e sheh Kurtin si një personazh të tejkaluar në kohë dhe në hapësirën shqiptare, por duke theksuar se problemet e mëdha në fushën e diplomacisë ai nuk mund t’i kalojë me propagandë.

Perëndimi ka vënë disa piketa se deri ku mund të shkojë kjo marrëdhënie. Albini është një personazh i tejkaluar në kohë dhe hapësirën shqiptare, është intelektual i klasit të parë , por problemet e mëdha në fushën e diplomacisë nuk kalohen me propagandë. Në momentin që Albini bërtet poshtë e lart është duke humbur”, përfundoi Nazarko.