MENU
klinika

“Dialogu Prishtinë-Beograd çështje me peshë europiane”

Nazarko: Shqiptarët në Serbi po treten e pakësohen, Kurti të formojë Asosacionin

15.06.2021 - 22:00

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një çështje me një peshë të madhe europiane.

Nazarko theksoi se Albin Kurti ka luajtur rolin e protagonistit në këtë dialog.

“Albin Kurti është riosh, veçanërisht sa i përket dialogut. Kurti duhet të kuptonte seriozitetin e takimit. Ishte e dobishme për të që të hynte në procesin e dialogut. Kurti shprehet se dialogu më herët nuk ka qenë normal dhe ky është dialogu i vërtetë, por kjo nuk është e vërtetë. Suksesi i Kurtit është sukses i Kosovës dhe shqiptarisë.

Dialogu Kosovë- Serbi është parë si çështja më e rëndësishme rajonale dhe ndër më të rëndësishmet europiane.  Tema e dialogut është jo vetëm në interes të Kosovës. Kurti e di se integrimi europian do shumë kohë, me siguri do kohë, ndoshta dhjetë vjet dhe brenda këtyre viteve, do të duhet që vendet tona të afrohen me standardet e BE-së. Kurti përpjekje për protagonizëm në dialog. Risia këtë herë është institucionalizimi. Kurti duhet të thotë se çfarë ka thënë për Mini-Shengenin e ka pasur gabim. Bashkëpunimet e forcojnë Serbinë”, tha Nazarko.

Mentor Nazarko vlerësoi se shqiptarët në Serbi vetëm po treten e po pakësohen, duke shtuar se Albin Kurti duhet ta formojë Asocacionin.

“Shqiptarët në Kosovë nuk janë në të njëjtin status me serbët. Duhet të jetë e qartë se marrëveshjet duhet që të respektohen. Kurti duhet të thotë se shqiptarët në Serbi duhet që të trajtohen njësoj si serbët në Kosovë. Shqiptarët në Serbi nuk kanë status të refugjatit, duke vazhduar status quo-ja, Kosova nuk shtrin dorën mbi veriun, duke i interesuar krimit kosovar dhe atij serb, duke mos ruajtur jugun, ku shqiptarët janë autokton.

Shqiptarët në Serbi vetëm treten e pakësohen, të drejtat e tyre tkurren dhe Shqipëria e Kosova nuk bëjnë asgjë. Kurti duhet ta formojë Asocacionin. Kosova kërkon njohje reciproke dhe Serbia në këmbim do kërkojë diçka të rëndësishme për të. Urdhri ekzekutiv i Biden vendoste piketa”, u shpreh Nazarko.

I pyetur për të zhdukurit e luftës, Nazarko u shpreh se duhet që të kërkohen e të bëhen hetime nga të dyja palët. Ai shtoi se Kosova duhet gjithashtu të kërkojë anëtarësimin në OKB.

“Sa i përket të të zhdukurve, duhet të trajtohen njësoj, edhe ata që janë zhdukur janë shqiptarë apo serbë. Kurti nuk ka hipoteka nga e shkuara. Kurti thotë se jam edhe më i fortë dhe më i ditur. Kurti duhet që të demonstrojë se është më i fortë, për shkak se është më i ditur. Kurti ka thënë se “Jo dialog, por vetëvendosje”, por se Kosova duhet të flasë me Serbinë për të zgjidhur disa çështje apo ndërkombëtarët.

Kurti ka favorizuar deri tani europianët dhe Francën. Dua të besoj se Biden do ta zgjidhë këtë ngërç të marrëveshjen. Serbia harxhon 250 milionë euro në Kosovë. Serbët e Kosovës janë të lidhur me Serbinë. Kosova të kërkojë anëtarësim të OKB. Kurti po dekonstrukton Kurtin”, përmbylli Nazarko.