MENU
klinika

Konfliktohen me punonjësit e firmës

Ndërtimi i fabrikës, banorët kundërshtojnë punimet

18.06.2021 - 11:41

Banorët e fshatit Bënçë në Tepelenë kanë protestuar këtë të premte për ndërtimin e një kantieri dhe një fabrike asfalti. Ka pasur tensionim të situatës si dhe përplasje mes banorëve dhe punonjësve të firmës.

Për pasojë të konfliktit, dëgjesa publike e parashikuar për ditën e sotme nuk do të zhvillohet. Fabrika e asfaltit do të shfrytëzohet për punimet e rrugës Tepelenë-Kurvelesh.

Me mbështetjen e ambientalistëve, banorët kanë ngritur zërin për ndotjen që po shkaktojnë këto punime duke cënuar ndjeshëm cilësinë e jetës së këtyre banorëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Protesta për ndërtimin e HEC-it

Banorët pretendojnë se ua falsifikuan firmat