MENU
klinika

Rregulli i çuditshëm në “Tokyo 2020”

Në Olimpiadë nuk lejohen duartrokitjet dhe brohoritjet

22.06.2021 - 15:47

Olimpike “Tokyo 2020” për të lejuar tifozët vendës, edhe pse në numër të kufizuar, janë zbuluar disa detaje në lidhje me fansat në stadium. Rikthimi në normalitet pas pandemisë Covid-19 do të jetë i avashtë.

Tifozët do të kenë një itinerar të përcaktuar: Nga shtëpia në stadium dhe më pas kthim menjëherë në shtëpi pas përfundimit të eventit. Në stadium ata do të mbajnë maska dhe do të ruhet distancimi fizik.

Gjithashtu, nuk do të lejohen brohoritjet dhe duartrokitjet. Tifozllëku do të jetë i limituar, për të evituar çdo kontakt. Entuziazmi për rikthimin e tifozëve në stadium është i madh dhe deri më tani, brenda pak orësh, janë shitur 3.7 milionë bileta.

Finalet e atletikës kanë prenotimet më të shumta, sidomos garat e shpejtësisë. Edhe sportistët do të zbatojnë rregullat. Në fshatin olimpik do të evitohen lëvizjet e panevojshme, ushqimi do të shërbehet në dhomat përkatëse.

Pjesëmarrësit nuk do të kenë mundësi të lëvizin jashtë fshatit olimpik, vetëm në rast të një leje të posaçme nga organizatorët. Pavarësisht sondazhit të japonezëve, që ishin kundër, Olimpiada do të zhvillohet sipas datave të përcaktuara, nga 23 korriku, deri më 8 gusht.