MENU
klinika

NBA, play-off

Nets fitojnë sfidën e parë gjysmëfinale

06.06.2021 - 12:09

Edhe pse në Perëndim ende nuk është përcaktuar gjysmëfinalisti i katërt i fazës play-off, në Lindje është zhvilluar takimi i parë. Brooklyn Nets fitoi takimin e parë në shtëpi 115-107 ndaj Milwaukee Bucks.

Edhe pse Antetekounmpo realizoi 34 pikë, duke qenë më i miri në parket për miqtë, nuk mjaftuan për të fituar. Në krahun tjetër, Durant me 29 pikë dhe Irving me 25 pikë bënë diferencën për Nets.

Sfida e dytë do të luhet në fushën e Bucks pas 3 ditësh. Është një seri prej 7 ndeshjesh, kush fiton 4, kalon në finale të Konferencës së Lindjes në NBA. Nets e nisën mbarë, mjaftojnë edhe 3 fitore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN