MENU
klinika

NBA, play-off

Nets poshtërojnë Bucks, Suns e nisin mbarë

08.06.2021 - 09:23

NBA ka regjistruar ndeshjen me diferencën më të thellë sezonale dhe kjo ka ndodhur në gjysmëfinale të play-off në Konferencën e Lindjes. Kjo falë lojës në grup të Brooklyn Nets, që poshtëroi Milwaukee Bucks 125-86 dhe tani udhëheq 2-0 serinë e ndeshjeve në këtë fazë.

Plot 41 pikë diferencë flet për dominimin nga vendasit, ku u dallua Durant me 32 pikë mbështetur nga Irving me 22. Në kahun tjetër, Antetokounmpo realizoi 18 pikë e 11 rebound, por që mbetën për statistikë. Nets duhet të fitojnë edhe dy ndeshje për të kaluar në finale të Lindjes.

Nisën ndeshjet gjysmëfinale edhe në Konferencën e Perëndimit, ku Phoenix Suns mposhti 122-105 Denver Nuggets, duke kryesuar 1-0 me ndeshje serinë e 7 takimeve. Të gjithë titullarët e Pheonix realizuan mbi 14 pikë, Bridges 23, Booker e Paul 21, Ayton 20, ndërsa për Denver u dallua i zakonshmi Jokic me 22 pikë, por që në fund mbetën vetëm për statistikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN