MENU
klinika

Kapiteni i Gjermanisë

Neuer shirit me ngjyrat e LGBT, UEFA merr vendim

20.06.2021 - 23:03

Ditën e djeshme, në përballjen kundër Portugalisë, ra në sy jo pak shiriti i kapitenit të Gjermanisë, Manuel Neuer. Ai mbante një shirit me ngjyrat e ylberit, që përfaqëson edhe komunitetin e LGBT-së.

Kjo nuk kishte të bënte me vetë Neuer, por për të mbrojttur kauzën e tyre. UEFA hapi një hetim ndaj tij me akuzën e propagandës në fushën e lojës. Por Federata Gjermane i doli menjëherë në mbrojtje gardianit të “pancerave”.

“UEFA hetoi mbi këtë çështje dhe, duke marrë parasysh që po promovonte një kauzë të mirë, pra diversitetin, ekipi nuk do të përballet me procedura disiplinore”, – u shpreh zëdhënësi i UEFA-s.

Probleme të tilla janë të përhapura në futboll duke përfshirë dhe racizmin, pasi interesi i njerëzve është i madh mbi sportin dhe ndikimi në të tilla raste është jo pak i vogël.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN