MENU
klinika

FotoGaleria: SHBA-Rusi apo dashuri-urrejtje?

Nga Stalin-Rusvelt, te Putin-Trump: Takimet që rrotullojnë botën!

15.06.2021 - 16:08

     Të mërkurën e 16 qershorit, Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të takohet me Presidentin rus, Vladimir Putin, në Gjenevë, Zvicër.

Të dy liderët janë takuar edhe më herët, por ky do të jetë takimi i parë qyshse Biden u zgjodh President.

Ata pritet të diskutojnë për një gamë të gjerë çështjesh, ndërsa Biden, me takimin me homologun e tij rus, përfundon edhe udhëtimin e tij të parë ndërkombëtarë.

CNN shkruan, se udhëheqësit amerikanë dhe rusë janë takuar disa herë gjatë shekullit të kaluar, herë si aleatë, ndonjëherë si kundërshtarë, ndërsa marrëdhënia mes dy shteteve, sipas medies amerikane, është me “dritëhije”.