MENU
klinika

Drejt fundit hetimet për krimin që tronditi Greqinë

Ngushtohet lista e të dyshuarve. A ka pasur gisht bashkëshorti…

06.06.2021 - 11:25

Janë drejt fundit hetimet për krimin e rëndë të ndodhur në Glyka Nera, ku grabitësit vranë një nënë të re.

Hetuesit janë drejt identifikimit të autorëve të ngjarjes raportojnë mediat greke.

Policia ka identifikuar një kriminel karakteristikat e të cilit janë shumë të ngjashme me ato të personit të përshkruar nga bashkëshorti i të ndjerës, piloti 32-vjeçar. Sipas një raporti nga Open, autoritetet janë përqendruar në kërkimin e të ashtuquajturit informator, pasi është shumë e rëndësishme që të zbulohet se si është marrë informacioni nga ana e autorëve në lidhje me situatën financiare të kësaj familje të re.

Në “mikroskop” një i dyshuar specifik

Ndërkohë, rrethi i të dyshuarve që po hetohen nga policia po shkon drejt ngushtimit. Autoritetet tashmë kanë identifikuar 10 të dyshuar që mund të kenë qenë në mes të autorëve dhe po përqendrohen tek ata. Në fakt, nga këta 10 ka një person specifik, karakteristikat e të cilit duket se janë të ngjashme me një përqindje të madhe, me ato të përshkruara nga piloti 32-vjeçar.

Ndërkohë që hetimet po i afrohen fundit, nuk përjashtohet mundësia që bashkëshorti të këtë pasur gisht në vrasjen e Carolinë, që la pas një foshnje vetëm 11-muajshe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN