MENU
klinika

Kanali i Suezit po zgjerohet

Nis projekti pak muaj pas bllokimit të anijes “Ever Given”

01.06.2021 - 12:42

Në muajin mars anija tregtare “Ever Given”, u përplas në Kanalin e Suezit, duke bllokuar për gjashtë ditë kalimin e anijeve të tjera.

Gjatë një përpjekje për të shmangur një përsëritje të ngjarjes, Autoriteti i Kanalit të Suezit (SCA) njoftoi se kishte filluar punën e pastrimit për të zgjeruar dhe thelluar pjesën jugore të kanalit, ku mbeti e bllokuar “Ever Given”.

Zona e gjatë 30 kilometra do të zgjerohet me 40 metra në lindje dhe do të thellohet në 72 metra, nga 66 metra që është akutualisht, sipas SCA. Ky plan ka për qëllim “shmangien e bllokimit të anijeve, shkurtimin e kohës së lundrimit të tyre, si dhe ngritjen e sigurisë së lundrimit,” tha për shtyp një zyrtar i SCA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Russian Today/ Pamje e mjegullt e kërkesës

Bllokimi i Suezit shtoi pasigurinë në tregun e naftës

Një interes unifikues midis fuqive të mëdha

Bllokimi i Kanalit të Suezit, një mësim për fuqitë detare

'Askush nuk falimentoi nga ajo që ndodhi për disa ditë në Suez. Por..."

Analiza: Mbi Kanalin e Suezit dhe “pikat e asfiksimit”