MENU
klinika

Tenis

Një “anonime” në finalen e “Roland Garros”

10.06.2021 - 17:11

Ashtu si një vit më parë, kur polakja Iga Swiatek, vetëm 18 vjece ngriti trofeun trofeun prestigjoz të “Roland Garros”, edhe këtë fituesja është surprizë.

Në finale ka kaluar rusja Anastasia Pavlyunchenkova, numri 32 në botë. Ajo mposhti 2-0 në gjysmëfinale sllovenen Tamara Zidansek. Një ndeshje që për herë të parë u ndoq nga 5 mijë tifozë në “Roland Garros”.

Tenistja ruse fitoi setin e parë 7-5, ndërsa në të dytin e pati më të lehtë, duke e fituar 6-3. Pavlyunchenkova do të përballet në finale me fituesen e çiftit Sakkari-Krejcikova, një greke përballë një çekeje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN