MENU
klinika

Tenis

Një çeke fiton turneun e “Roland Garros”

12.06.2021 - 18:35

Shkruhet historia nw “Roland Garros”. Numri 33 nw botw triumfon nw finale. Barbora Krejcikova është fituesja e grand slam tw Parisit për femra për vitin 2021.

Pas gati dy orë lojw, ajo mundi 2-1 rusen Anastasia Pavlushenkova, që në renditjen botërore gjendet në vendin e 31-të. Krejcikova e nisi mirw ndeshjen, teksa fitoi setin e parë 6-1. Me të njëjtën monedhë është përgjigjur rusja Pavlyuchenkova, e cila triumfon në setin e dytë 2-6.

Luftë nervash në setin e tretë, por që në fund triumfi ka ngjyrat e flamurit të Republikës së Çekisë dhe të Barbora Krejcikova. 6-4 dhe përfundimisht 2-1. Shumë emocione për Krejcikovan, që në fjalën e saj përshëndetëse ka falënderuar të gjithë stafin e saj, por dhe popullin çek.

E diela do të jetë për finalen e meshkujve në “Roland Garros”, atë mes raketës së parë botërore Novak Djokovic dhe raketës së pestë botërore Stefanos Tsitsipas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN