MENU
klinika

“Paqe miqtë e mi”!

Një ditë pas shkarkimit nga Parlamenti, Presidenti Meta video-mesazh…

10.06.2021 - 11:06

Presidenti Ilir Meta mori pjesë këtë të enjtje dhe përshëndeti “Mëngjesin e Lutjeve” të Jeruzalemit.

Nëpërmjet një video-mesazhi në takimin e përvitshëm tradicional “Mëngjesi i Lutjeve”, që po mbahet në Jeruzalem, kreu i shtetit shqiptar tha:

“Shqiptarët krenohen, që qëndruan pranë dhe në krah të popullit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke sakrifikuar jetët e tyre për t’i mbrojtur. Asnjë hebre i vetëm nuk iu dorëzua nazistëve dhe asnjë jetë e vetme hebreje nuk u shua në Shqipëri gjatë asaj periudhe të tmerrshme”.

Në këtë takim të rëndësishëm ndërkombëtar, mori pjesë ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, Presidentë, përfaqësues të lartë shtetërorë dhe personalitete politike nga vende të ndryshme të botës. Përshëndetja e Metës vjen nje dite pasi Parlamenti miratoi me 104 vota pro shkarkimin e tij nga posti i Presidentit te Republikes.

FJALA E PLOTE

Të dashur miq të Jeruzalemit nga e gjithë bota!

Unë do të dëshiroja t’i falënderoja personalisht të gjithë pjesëmarrësit, të cilët janë mbledhur në Jeruzalem, si dhe të gjithë ata, të cilët na janë bashkuar nëpërmjet internetit!

Gjithashtu do të doja të falënderoja organizatorët e kësaj veprimtarie, si dhe ata që e kanë mbështetur atë gjatë viteve!

Jam në dijeni se tema e veprimtarisë së këtij viti është qëndrueshmëria politike e popullit tuaj.

Ne vazhdojmë të shpresojmë si dhe të lutemi për stabilitetin tuaj politik në mes të disa zgjedhjeve, që janë mbajtur kohët e fundit në vendin tuaj.

E dimë se kjo është një kohë shumë e vështirë për të gjithë ju, në këto çaste.

Ndihemi mirënjohës kur shohim një rikthim te një periudhë më paqësore për popullin tuaj si dhe për fqinjët tuaj.

Ne lutemi për paqe të përjetshme në Jeruzalem si dhe në të gjithë rajonin tuaj! Ia drejtojmë lutjet tona Zotit të Plotfuqishëm që të gjitha vendet të mund të jetojnë në paqe dhe bashkëjetesë me njëri-tjetrin!

Shqiptarët identifikohen me luftën tuaj për liri dhe paqe përgjatë shekujve dhe vuajtjet e vazhdueshme në këtë proces.

Shqiptarët janë krenarë që kanë qëndruar pranë dhe në krah të popullit hebre gjatë periudhës së errët të Luftës së Dytë Botërore, duke sakrifikuar jetën e tyre për të mbrojtur familjet hebreje, që ishin të strehuara në vendin tonë.

Asnjë hebre i vetëm nuk iu dorëzua nazistëve dhe asnjë jetë e vetme hebreje nuk u shua në Shqipëri gjatë asaj periudhe të tmerrshme.

Sot shpreh mbështetjen tonë të vazhdueshme për ju dhe i lutem Zoti të sjellë paqe dhe paqe jo vetëm në vendin tuaj, te fqinjët tuaj dhe rajonin ku jetoni, por në çdo vend që vuan nga konfliktet!

Libri i Psalmeve përshkruan më së miri se sa i veçantë është Jeruzalemi dhe se sa e rëndësishme është lutja për ruajtjen e paqes:

“Lutuni që paqja të mbizotërojë mbi Jeruzalem! Ata që jua duan të gëzojnë begati! Mbretëroftë paqja brenda mureve tuaja si dhe begatia në kështjellat (shtëpitë) dhe strehat e sigurta tuaja!”

Zoti e bekoftë Izraelin, Shqipërinë dhe të gjitha kombet mbi tokë!

Le të sjellë Zoti paqen dhe begatinë në Jeruzalemit si dhe në të gjitha qytetet ku jetoni!

Shalom (Paqe) miqtë e mi!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"E di gjithë Europa që korrupsioni i tij është epik"

Shkarkimi i Metës, Frrok Çupi: Ish-presidenti shkeli mbi ligje


Hapja e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Bullgaria nuk tërhiqet: Nuk biem pre e presionit të ndërkombëtarëve

Ja vendimi që u miratua nga Këshilli i Ministrave

Garda e Republikës merr në ruajtje ambasadorin e BE

Paratë do të përdoren për të blerë armatime nga Turqia dhe…

Qeveria shton 92 milionë euro borxhe për shqiptarët

Veliaj u heq licencën operatorëve që nuk respektonin standardet

Së shpejti rikthehen abonetë e përgjithshme