MENU
klinika

Kush pritet të jetë përballë

Një tjetër duel për legjendën Mike Tyson

09.06.2021 - 19:12

Legjenda e boksit botëror Mike Tyson do të ngjitet sërish në në ring. Në muajin shtator pritet një tjetër duel. Edhe pse 54 vjeç, nuk ndalet së stërvituri.

Në nëntor ai bëri edhe një duel bamirësie ndaj Roy Jones Jr, ndërkohë që nuk dihet nëse këtë herë do të përballet me Lennox Leëis apo Evander Holyfield. Trajneri i Tyson, Rafael Cordeiro, ka deklaruar për MMA Fighting:

“Kemi vazhduar stërvitjen gjatë gjithë kohës. Ai është një atlet dhe gjithmonë stërvitet, godet thasët e boksit në palestër. Mendoj se do të jetë sërish në ring në muajin shtator.

Nuk e di kush do të jetë kundërshtari i tij, pasi kompania ‘Legends Only League’ është duke punuar në këtë drejtim dhe po negocion për të drejtat televizive. Ne jemi duke u stërvitur dhe do të jemi të gatshëm për momentin që konfirmohet data e duelit.”