MENU
klinika

"TimeOut"

Njihuni me 10 rrugicat më interesante në botë!

12.06.2021 - 10:42

Për shkak të pandemisë secili prej nesh e ka patur të pamundur të largohet nga vendi ku jeton për shkak të pandemisë.

Të lodhur nga kufizimet e udhëtimit për shkak të pandemisë, Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë ka një zgjidhje interesante për këtë. Çfarë mendoni ju? Një “portë virtuale” në kohë reale me njerëz në një qytet tjetër!

Por, nëse me lehtësimin e masave kjo gjë është bërë e mundur, “TimeOut” ka listuar disa nga rrugët më interesante në botë të cilat janë zgjedhur nga 27.000 banorë të qytetit nga e gjithë bota.

Vera po vjen dhe dëshira për të dalë në rrugë të hapur është më e fortë se kurrë. Pas disa muajsh të tërë të mbyllur brenda në shtëpi si pasojë e pandemisë e cila “mbërtheu” të gjithë botën, njerëzit janë gati të dalin dhe të lirohen. Gjëja më e mirë për një udhëtim është se ju mund të filloni një prej tyre kudo në botë.

Për të finalizuar 10 rrugicat më të mira, redaktorët e “Time Out” nga secili destinacion anketuan rrugët e sugjeruara, duke u përqëndruar në pikat kryesore të tyre.

Ekipi gjithashtu shqyrtoi mënyrën sesi secila rrugë ka kultivuar një ndjenjë të komunitetit, e cila ka qenë ndoshta më e rëndësishme se kurrë në prag të pandemisë.

Në krye të listës është Smith Street në Melburn, Australi, një rrugë e zhurmshme e njohur për dyqanet e saj të pavarura, baret, vendet e muzikës live dhe restorantin. Mënyra në të cilën komuniteti lokal është mbledhur rreth bizneseve të Smith Street gjatë bllokimeve të Melburnit ndihmoi rrugën të arrijë vendin e parë.

Numri dy në listë është Passeig de Sant Joan i Barcelonës. Rruga ppanjolle mund të mos jetë aq e famshme sa Las Ramblas e Barcelonës, por Passeig de Sant Joan është i njohur për të qenë një nga korridoret e para të gjelbërta të qytetit që ka korsi biçikletash, trotuare të gjera, pemë dhe shumë vende të jashtme.

Në numrin tre në listë është South Bank i Londrës, një rrugë interesante nga ana e Thames, shtëpia e Teatrit Kombëtar të Londrës dhe Shakespeare’s Globe, të dy duke u përgatitur për sezonet e teatrit veror ndërsa Anglia vazhdon të zhbllokojë kufizimet e saj për COVID.

Ky vendkalim në Londër është i njohur gjithashtu për pamjet e tij mbresëlënëse të Katedrales së Shën Palit përtej lumit dhe ka shumë ushqime dhe pije.

Ndërkohë arti mahnitës në rrugë ishte ai që ndihmoi San Isidro në Havana, Kuba të siguronte vendin e katërt në listë.

Në numrin e pestë është Bulevardi i gjërë i Los Anxhelos-it, një nga rrugët më të famshme të qytetit Kalifornian.

Ndërkaq, lista vijon: 

1. Smith Street, Melbourne, Australi.
2. Passeig de Sant Joan, Barcelona, Spanjë.
3. South Bank, Londër, MB.
4. San Isidro, Havana, Kubë.
5. Bulevardi Sunset, Los Angeles, USA.
6. Witte de Withstraat, Roterdam, Hollandë.
7. Rua Três Rios, São Paulo, Brazil.
8. Haji Lane, Singapor.
9. Rua Rodrigues de Faria, Lisbonë, Portugali.
10. Calle Thames, Buenos Aires, Argjentinë.