MENU
klinika

Gara e kryeveprave

Njihuni me artistët… që nuk e lënë rehat këtë botë!

04.06.2021 - 17:49

        Kryevepra arti me vlerë miliarda dollarë, çdo vit shëtisin nëpër shtëpitë e ankandeve ndërkombëtare, ndërsa muzetë kryesorë kanë me mijëra vepra arti në koleksionet e tyre. Por jo të gjitha, vetëm disa prej tyre arrijnë të bëhen aq të famshme sa për t’u konsideruar vërtet të tilla, sipas CNN.

Në pesë vitet e fundit, tablotë më të famshme në botë, janë si më poshtë:

“Mona Lisa”

Artist: Leonardo Da Vinci

Nuk është për t’u habitur që piktura më e famshme në botë, është “Mona Lisa” – gruaja misterioze, me buzëqeshjen enigmatike. Gruaja në pikturë mendohet të jetë Lisa Gherardini, gruaja e tregtarit të Firences, Francesco del Giocondo, por ekspertët nuk janë të sigurtë.

Ai përfaqësoi një risi në art dhe pikturë dhe që. është portreti më i hershëm i njohur. italian, që përqendrohet kaq ngushtë në ulëse me një portret me gjysmë gjatësi, sipas “Luvrit”.

“The Last Supper”

Artist: Leonardo da Vinci

Leonardo, është i vetmi artist që shfaqet në këtë listë, dy herë. Piktura është në të vërtetë, një afresk i madh, gjë që bën një vlerë të pakontekstueshme dhe është në kohën kur temat religjioze kanë qenë tabu, po ashtu piktura i ka mbijetuar kohës së luftës.

“The Starry Night”

Artist:Vincent Van Gogh

Piktura relativisht abstrakte është shembull i përdorimit inovativ dhe të guximshëm nga Van Gogh, të shumëllojshmërisë së ngjyrave. Atmosfera ëndërruese dhe pështjelluese ka intriguar artdashësit për vite të shumta.

“The Scream”

Artist: Edvard Munch

Ngjashëm me rastin e “Mona Lisa”, të dyja versionet e kësaj pikture, ndihmuan në rritjen e vetëdijes së publikut për veprat artistike.

“Guernica”

Artist: Pablo Piccaso

Kjo është piktura më e fundit në listë, që dallohet për stilin e veçantë dhe pasqyrimin e tmerreve të luftës, çfarë e bëri atë, një pjesë thelbësore të kulturës dhe historisë së shekullit të 20-të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Miti modern i Da Vinçit

500 evente për 5 shekujt

Ezra Paund-parajsa e thyer

A kishte qenë poeti i çmendur?

Artur Rembo - poeti i mallkuar

“Shekspiri i mitur” i simbolizmit francez


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit