MENU
klinika

Miqësorja e luksit

Nuk ka fitues mes Spanjës dhe Portugalisë

04.06.2021 - 21:31

Miqësorja e luksit ka përfunduar pa fitues. Ndeshja ka përfunduar me rezultat 0-0 mes Spanjës dhe Portugalisë. Të dy ekipeve u shërbeu kjo ndeshje për të parë nivelin e tyre para Kampionatit Evropian që nis më 11 qershor.

Rastet nuk munguan në të dy anët, por konkretizimi po. Rasti më i mirë ishte ai i minutës së fundit kur Morata doli një me një me portierin, por goditja e tij përfundoi në traversë. Të dyja këto kombëtare do të paraqiten në Euro 2020.

Spanja është në grup me Suedinë, Poloninë dhe Sllovakinë, kurse Portugalia gjendet në “grupin e vdekjes” bashkë me Francën, Gjermaninë dhe Hungarinë.