MENU
klinika

Turku “tradhtoi” Milanin

Nuk ka kthim pas, Inter prezanton blerjen e re

22.06.2021 - 19:48

Ashtu sic ishte paralajmëruar prej ditësh, është bërë zyrtare ditën e sotme. Hakan Çalhanoglu është lojtari i ri i Interit. Fantazisti turk ka firmosur kontratën e tij, që do ta lidhë me skuadrën zikaltër për tre vitet e ardhshme me një pagë prej 5 milionë eurosh. 

Së fundmi ka ardhur edhe zyrtarizimi i klubit zikaltër, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, për të vulosur përfundimisht “tradhtinë” e 27-vjeçarit për Milanin. Prezantimi i futbollistit turk ka ardhur nga muzeu i trofeve të Interit.

Çalhanoglu lë kuqezinjtë pas 4 sezonesh për t’u transferuar nga krahu tjetër i Milanos me parametra zero me arsyen financiare ku drejtuesit e Milanit nuk po gjenin gjuhën e përbashkët me fantazistin turk, ndërsa Interi përfitoi nga ky moment për t’ia rrëmbyer “kushërinjve” play-maker-in e tyre.