MENU
klinika

Roland Garros

Nuk ka surpriza, pretendentët kalojnë turin e dytë

04.06.2021 - 10:54

Nuk pati surpriza në ndeshjet e mbetura të raundit të dytë të grand slam të Roland Garros, ku kanë fituar të gjithë tenistët pretendentë. Kampioni në fuqi Rafael Nadal mundi 3-0 francezin Richard Gasquet, përkatësisht 6-0, 7-5 dhe 6-2.

Ndeshje e mirë e spanjollit, që kërkon triumfin nr.14 në këtë turne. Po 3-0 fitoi edhe Novak Djokovic, numri 1 në botë. Tenisti serbi eliminoi uruguajanin Pablo Cuevas, përkatësisht 6-3, 6-2, 6-4, duke treguar një formë të mirë.

Vuajti disi, por në fund ia del mbanë edhe Roger Federer, që mundi 3-1 kroatin Marin Cilic. Tenisti zviceran humbi setin e dytë, por më pas kapi ritmin dhe ia doli të fitojë dy sete radhazi.

Te femrat, nuk zhgënjeu kampionia në fuqi, polakja Iga Swiatek, që mundi 2-0 suedezen Rebecca Peterson. Sëiatek humbi vetëm 2 game në dy sete. Fitojnë dhe kualifikohen më tej edhe tenistja amerikane Sloane Stephens, ukrainasja Elina Svitolina si dhe amerikania tjetër Cori Gauff.