MENU
klinika

Moto GP

Oliveira me KTM triumfon në Barcelonë

06.06.2021 - 13:56

Miguel Oliveira me motorin KTM u rendit i pari në garën e Moto GP në pistën e Barcelonës. Piloti portugez bëri një garë të mirë, duke u nisur i katërti, por që pasi merr kreun, nuk e lëshon deri në fund.

Në vendin e dytë Joan Zarco, që parakaloi 4 xhiro nga fundi liderin e këtij sezoni Fabio Quartaro. Francezi u nis i pari dhe e përfundoi garën i treti, por u penalizua me 3 sekonda nga një dalje jashtë piste dhe në podium ngjitet Jack Miller me Ducati.

Gjithsesi, Quartararo mbetet në krye të renditjes së Botërorit aktual, ndiqet nga Zarco dhe në vend të tretë ngjitet Miller. Garë për t’u harruar për kampionët Valentino Rossi dhe Marc Marquez, përkatësisht të dalë jashtë piste në xhiron e 15-të dhe të shtatë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN