MENU
klinika

Nga Spartak Ngjela

Pas njëqind vjetësh në Parlamentin e Serbisë është një trim, patriot dhe me vlera të larta të shqiptarizmit

23.06.2021 - 16:29

Nga Spartak Ngjela

Shaip Kamberi, deputet në Parlamentin e Serbisë, i cili është edhe kryetari i Partisë shqiptare për Veprim Demokratik, në Serbi; deklaroi sot, me denoncimin e tij të hapur në sallën e parlamentit të Serbisë, për të gjitha krimet që kanë kryer hordhitë serbe të Milosheviçit në Kosovë.

Me një elokuencë të nivelit të lartë, shqiptari trim, patriot dhe njeri i vlerave të mëdha kombëtare, Shaip Kamberi, është sot një shembull brilant i karakterit patriotik shqiptar.

Pas njëqind vjetësh, ky është rasti i parë që një Shqiptar në Parlamentin e Serbisë denoncon krimet monstruoze të Serbisë kundër shqiptarëve autoktonë.

Pikërisht në këtë ditë, po në parlament, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gati sa nuk shpalli falimentimin në lidhje me pretendimet e Serbisë kundrejt Kosovës së lirë e të pavarur.

Një lavd të veçantë i drejtojmë në këto çaste, Shaip Kamberit, deputetit tonë shqiptar në Parlamentin e Serbisë, si një shqiptar trim, patriot dhe me vlera të larta të shqiptarizmit.