MENU
klinika

Shqipëria dhe RMV mbeten te “dera”

Pas vetos bullgare, Greqia “ngrin” Marrëveshjen e Prespës

23.06.2021 - 12:14

Një postim në Instagram i kryeminsitrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka shkaktuar reagime të ashpra nga diplomacia greke duke shkuar deri aty sa të ngrijnë “Marrëveshjen e Prespës”.

Ky zhvillim vjen pas vetos bullgare ndaj proceseve integruese të Maqedonisë së Veriut duke bllokuar njëkohësisht edhe Shqipërinë.

Greqia i kërkoi të martën kryeministrit të Maqedonisë së Veriut të zbatojë plotësisht marrëveshjen e Prespës duke përfshirë ngjarjet sportive ndërkombëtare. Po ashtu, gazeta greke “Kathimerini” raporton se Athina po shtyn ratifikimin e planifikuar parlamentar në korrik të tre memorandumeve të bashkëpunimit të nënshkruara midis dy vendeve deri në shtator dhe mbase më vonë.

Athina iu përgjigj ashpër një postimi nga Zoran Zaev në të cilën Kryeministri i Maqedonisë së Veriut i referohej ekipit kombëtar të vendit të tij të futbollit, i cili po merr pjesë në Kampionatin Evropian 2020, si ekipi “maqedonas” dhe jo ekipi i Maqedonisë së Veriut.

“Ne kërkojmë zbatimin e plotë të marrëveshjes së Prespës dhe frymën e saj dhe ne i bëjmë thirrje Z. Zaev të përmbahet nga retorika përçarëse, veçanërisht në një çështje kaq të ndjeshme siç është futbolli,” tha zëdhënësja e qeverisë greke Aristotelia Peloni.

“Në çdo rast, zbatimi me mirëbesim i marrëveshjes është një nga kriteret për pranimin e vendit në Bashkimin Evropian,” theksoi ajo duke paralajmëruar kështu drejtpërdrejt Maqedoninë e Veriut.

Në një linjë me reagimin e qeverisë është edhe gazeta greke “Kathimerini”, e cila shkruan: Memorandumi i bashkëpunimit është shtyrë në mënyrë që Zaev të kuptojë se ai ka disa detyrime të cilat nuk mund t’i injorojë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Debatet për të mos e ndarë Shqipërinë nga Maqedonia

Mbledhja e ministrave të Jashtëm të BE s’jep asnjë rezultat


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi