MENU
klinika

"Ishte nën vëzhgimin e rreptë të Enver Hoxhës"

Paskal Milo publikon dokumentet: Mustafa Gjinishin e vranë shokët

02.06.2021 - 13:53

         Historiani Paskal Milo do shkruajë pjesën e Luftës së Dytë Botërore, të librit “Historia e shqiptarëve”, një botim i Akademisë së Shkencave. I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetait Roland Qafoku, në RTSH 24, Milo bëri për herë të parë publike, disa fakte interesante nga ajo luftë, sidomos që kanë të bëjnë me ekzekutimet mes radhëve të komunistëve. Një prej tyre, që cilësohet më e rënda, ishte e Mustafa Gjinishit, një bashkëpunëtor i ngushtë i Enver Hoxhës dhe më pas, një polemist ndaj tij.

Sekretar i Përgjisthëm i Luftës Nacionaclimritare të zgejdhur në Pezë Gjinishi u vra 23 gusht 1944 në Dibër në rrethana të dyshimta por që pas viti 1990 është vërtetuar që kjo ngjarje nuk ishte si pasojë e përplasjes me forcat armike sic ishte versioni zyrtar por një vrasje a pastër nga bashkëpunëtorët e Hoxhës. Milo dha detaje shumë interesante. Një pjesë e saj, publikohet më poshtë:

“Mustafa Gjinishi ka qenë nën vëzhgimin e rreptë të Enver Hoxhës, që nga tetori i vitit 1943 dhe derisa përfundoi në Maqellarë të Dibrës, me një plumb prapa kokës.

Ka dokumente sesi është inskenuar dhe maskuar vrasja e tij. Radiogramet që Hoxha i dërgonte Liri Gegës dhe Dali Ndreut; janë këta që kanë bërë projektin e ekzekutimit të Gjinishit.

Ata i raportojnë Hoxhës: Porosia u krye.

Enver Hoxha u hoq sikur i erdhi keq. U shpall dëshmor. U mbajt zi.

Ka një letërkëmbim të Gogo Nushit me Enver Hoxhën, për mënyrën sesi ka reaguar Myslim Peza. Ai ka reaguar shumë keq.

“E vranë shokët”, tha.

Ka akuzuar dhe ka folur hapur. Pastaj ka pirë raki, është dehur. Ia ka futur gjumit. Kur është zgjuar, i kanë thënë çfarë ke thënë. Ai e ka përsëritur përsëri bindjen e tij dhe për çudi, pastaj kemi një Myslim Pezë tjetër, që mohoi ato që ka thënë në atë kohë.

Këtu është pushteti. Ai është bërë zëvendëspresident i Presidumit të Kuvendit Popullor.

Unë kam gjetur një dokument që tregon një debat, ku ka marrë pjesë Haxhi Lleshi, Myslim Peza, Skënder Peza, djali i madh i Myslim Pezës dhe Sali Verdha në presidumin e Kuvendit Popuillor të asaj kohe. Ka pasur një përplasje mes të birit, Skënderit dhe Myslim Pezës. I biri akuzoi të atin, që “e keni vrarë ju”, shokët, domethënë.

Në këto momente, Myslimi e mbronte tezën e Hoxhës, ndërsa i biri i thoshte se e kishin vrarë shokët.

Për këtë arsye, Myslimi kishte thirrur Haxhi Lleshin dhe Sali Verdhën, që të bindnin të birin, të ndryshonte mendim dhe të hiqte dorë nga kjo tezë. Pra, që Mustafa Gjinishin e kanë vrarë shokët. Janë fakte dhe dokumente shumë intersante.”