MENU
klinika

Për drogë, nga nervat, alkooli dhe xhelozia

Për çfarë vritesh sot në Shqipëri?

28.06.2021 - 11:12

Loja me pistoleta mes disa shokësh në lagjen “5 Maji” që u mbyll me vrasjen e të riut Mehmet Qema , ishte një nga rastet tipike që tregoi se sa lehtë një festë apo një episod në Shqipëri kthehehet në çaste tragjike të marrjes së një jete.

Tavolina ku kishin konsumuar pije energjike e fast food dhe testim se si përdoret arma, u kthye më pas në një skenë krimi, ashtu si u kthye në fillim të vitit edhe tavolina e festës së vitit të ri në familjes Zveza. Mbasi dy kunetërit ngritën dolli dhe uruan njëri-tjetrin për vitin e ri që po trokisnin ata u grindën për traditat e zonave të caktuara dhe kur asnjëri nuk lëshoi pe, i ftuari Vladimir Zvezda u ngrit nga tavolina dhe u largua. Por Klajdi Shundi e ndoqi pas me shpejtësi me një thikë buke dhe e qëlloi për vdekje sepse viktima i shau te motrën.

Edhë në Shkodër skena për mbrojten e nderit të femrës së shtëpisë u përsërit nga një baba i cili qëllloi me breshëri mbi 25-vjeçarin Emiliano Ndou për të cilin autori deklaroi mbas arrestimit “nuk e durova më ma solli në majë të hundës, më kishte ngacmuar vajzat” .

Ndërsa edhe në Lushnjë një i dehur vrau nën efektet e alkolit Rako Qorrin për të cilin më pas ai shprehu pendesë të thell. Por nga janari 2021 deri këtë të dielë kanë ndodhur 33 krime që nga më banalet për inatin e gërvishjes së një makine deri tek më të sofisitkuarat siç ishte ajo e ekzekutimit të Behar Sofisë që u qëllua në mes të Tiranës nga vrasës me pagesë apo vrasjet e organizuara në Vlorë dhe Elbasan.

Nga lista që gazeta “Si” ka monitoruar që prej datës 1 janar 2021, kur edhe ndodhi krimi i parë është fare e qartë se ka dy kategori krimesh që konkurrojnë me njëra-tjetrën. Krimi në familje po konkurron me krimin për trafik droge dhe këtë e thonë rastet e ndjekura mbi vrasje makabre mes të cilave një grua u mbajt e vdekur në Shkodër mbasi i vëllai i alkolizuar i kishte marrë jetën e deri tek ajo e hesapeve të pambyllura në Vlorë, ku i riu Shkelzen Velaj u përndoq me armë deri në derë të shtëpisë dhe e ëma dëgjoi lutjet e tij e të bërtiturat teksa djalin po ja vrisnin.

Krimi në familje, nuk durojnë divorcin, varfërinë dhe xhelozinë

Me shkopin e bagëtive , Erdis Rrapi qëlloi të atin duke e masakruar e duke ja marrë jetën. Viktima dhe i biri 25-vjeç jetonin në kushte ekstreme varfërie , në një dhomë ku mungonin kushtet minimale , por mbas krimit në familje që ishte i dukshëm që u shkaktua nga varfëria , çështja u mbyll e arsyetuar për probleme të shëndetit mendor.

Mbas Dhori Rrapit viktimat e tjera në familjen shqiptare janë gra që u masakruan nga burrat si Liljana Buzo që u vra në derë të gjykatës dhe që ishte në process divorci , Thëllënza Shirja u masakrua nga Birbil Shirja në fshatin Kryemëdhenj dhe më pas ai i dha fund jetës gjithashtu për shkak të ndarjes. Apo Menturie Bici një grua që ishte ankuar shpesh për dhunën dhe që u copëtua nga sopata e të shoqit. Qemal Bici më pas i dha fund jetës, por krimi vijon të jetë tronditës si edhe vrasja e Irvana Medinajt një grua që u u vra me thikën e kuzhinës nga bashkëshorti.

Krimet banale në familje , me të afërmëve që u grindën për pronën apo sepse nusja nuk e duroi dot vjehrrën ishin sërish të pa parandalueshme.

Krim i organizuar

Duke nisur nga vrasja e Pjerin Xhuvanit , që u qëllua nga një ish oficer special përpara zgjedhjeve, por që pati të përfshirë edhe anëtarë të krimit të organizuar në Elbasan, kjo kategori krimi e sfidoi hapur policinë. Elbasani dhe Vlora, por pa lënë mënjanë Shkodrën tregojnë raste tronditëse se si ish trafikantë të dënuar u kthyen në qytetet e tyre dhe më pas ndaj tyre u ngritën prita që i ekzekutuan.

Tronditës dhe mjaft e organizuar ishte edhe ekzekutimi i Bardhok Pllanajt në Shkodër, një biznesmen që u qëllua me breshëri kallashnikovi. Ai njihej ndryshe si kumbari, ndërkohë që edhe Ibrahim Lici një tjetër protagonist vijon në kërkim për vrasjen e Endri Musafës një i kërkuar për fajdet.

Por droga vrau në Vlorë personazhe të njohur që nga Bledar Birce , Gramz Memajn në Sarandë dhe Delon Troqe sërish mjaft i njohur si edhe Beqiraj në qytetin e Vlorës. Por me gjithë krimet që po vrasin përditë ende policia e shtetit nuk ka reflektuar asnjë masë.

Qytetet e Vlorës, Elbasanit dhe Shkodrës vijojnë të kenë viktima, e mëgjithatë shefat në këto polici, drejtorë, nën drejtorë, shefa komisariatesh , të rendit dhe të krimeve vijojnë të qëndrojnë në detyrë.

Më poshtë lista e emrave të viktimave të mbajtura shënim nga gazeta “Si”:

1.Vladimir Zvezda, vritet nga kunati ( Tiranë)

2.Jetmir Bregu ( Durres)- drogë

3.Shkelzen Kastrati , në Fier- krim i organizuar

4.Gentjan Qarri në Vlorë- drogë

5.Behar Sofia në Tiranë- krim i organizuar

6.Taulant Beqiraj në Vlorë – drogë

7. Rrapi Rroskovec – krim në familje

8. Irvana Medinaj Fier- krim në familje

9. Bardhok Pllanaj SHkodër- krim i organizuar

10. Pelivan Sinannrrapaj Mallakastër- motive politike

11. Thellënza Shirja dhe Birbil Shirja, Kavajë- krim në familje

12. Nazmie Merkja, Dibër -krim në familje

13. Altin Mera , Diber – krim në familje

14. Ilir , Gjirokaster- krim banal

15. Pjerin Xhuvani-Elbasan – për zgjedhje

16. Bernard Tonuzi- DIber- Krim në familje

17. Muhamet Qama- Tirane- banale

18 . Bledar Birce, Vlore- drogë

19. Endri Mustafa per droge ( Shkodër)

20. Emiliando ndoi e vrau sepse i ngacmoi vajzat (ne SHkodër)

21. Delon Troqe per drogë ( Vlorë)

22 . Everest caka në Elbasan – drogë

23. Liljana Buzo Elbasan , krim në familje

24. Kudret Salia , Tirane krim në familje

25. Diana Vukaj Shkodër- krim në familje

26. Cajup Selimi Tepelenë- drogë

27 . Shkëlzen Velaj Vlorë- drogë

28.Rako Qorri në Lushnjë- gjendje të dehur

29.Gramoz Memaj Ksamil drogë

30.Qemal Bici dhe Menturie Bici, krim i dyfishtë në Librazhd në familje

32.Ylber Xhahysa në Peqin – për gërvishje makine

33.Kujtim Ferracaku, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj , Myzerin Zeneli Velipojë- për çadrat

43-vjeçari po kthehej në shtëpi kur pa atentatorët që i kishin zënë pritë pranë pallatit. Ai u përpoq t’u shmangej duke u larguar me vrap nga makina e ndezur drejt apartamentit në katin e pestë. Por ndërsa hapte derën është qëlluar me një breshëri kallashnikovi. Familjarët e dërguan në spital ku nuk mundi t’i mbijetojë plagëve. Makina e autorëve një BMW pa targa është gjetur e djegur në fshatin Babicë. 4 persona janë shoqëruar. Arma e përdorur e tipit kallashnikov është gjetur në makinën e djegur, ndërsa në Vlorë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm forcat RENEA.

Atentati dyshohet të jetë kryer nga 2 apo më shumë persona dhe pista që po hetohet është ajo e hakmarrjes. Vëllai i viktimës Ardi Velaj kishte mbetur i vrarë në 7 prill të vitit 2015, në një masakër në kazino ku pas një sherri u vranë bashkë me të dhe Albi Limaj, e Haki Rakipi. Policia arrestoi atëherë si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj. Aleksandër Llanaj, u dënua me burgim të përjetshëm ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj u dënuan me nga 35 vjet burg në mungesë.

Ashtu siç pritej, ato vrasje ndezën një seri atentatesh për hakmarrje. Policia dyshon se një nga fiset e përfshira në ngjarje ka marrë hak ndaj Erven Hysenit, ish-pronar i një televizioni lokal në Vlorë. Ai u qëllua për vdekje më 24 maj të vitit 2017.

Plumbat e atentatit kanë vrarë edhe Roland Saliun, drejtuesi lokal i OSHEE-së. Pas 5 muajsh, hakmarrja do të vijonte në rrugën “Transballkanike”.

Më 1 tetor të vitit 2017 janë plagosur Ferdinand Llanaj, së bashku me Dritan Begaj, ndërsa u plagos edhe një i mitur. Më 14 janar të vitit 2019 ndodhi plagosja e Mikel Mehmetaj. Ai njihej për lidhje me fisin Llanaj. Sërish policia gjeti vetëm një automjet të djegur. Atentati i fundit në Vlorë, sërish sipas burimeve nga policia, dyshohet se ka lidhje me serinë e vrasjeve.

Arjan Hasani dhe Orest Rexho u vranë, ndërsa miku i tyre, Armando Sulejmani, i njiohur me emrin “Çipuri” u plagos rëndë. Ky i fundit u ndalua ndërsa ishte në kërkim nga policia, pasi dyshohet si një prej organizatorëve dhe pjesëmarrësve të sulmit të armatosur në tetor të vitit 2017, ku mbetën të plagosur Ferdinand Llanaj, djali i tij i mitur, dhe i afërmi i tij Dritan Begaj.Por “Çipurin”, që s’e gjeti dot policia, e gjetën kundërshtarët e tij.

Se, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nga ana e Prokurorise pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është paraqitur kërkesa me objekt: Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr. 2479, të vitit 2019, në ngarkim të të miturit në konflikt me ligjin Tedi Rusi i cili akuzohet për veprën penale të “Plagosjes së rende me dashje”, parashikuar nga neni 88/1 i Kodit Penal.

Nga tërësia e akteve që ndodhen në fashikullin e procedimit penal Nr.6003 të vitit 2019, rezultuan të provuara rrethanat si më poshtë: i pandehuri Tedi Rusi, është nxënës në klasën e dhjetë pranë Institutit Arsimor “Eurolingu”. Në datën 06.08.2019 ka goditur me thikë në pjesën e barkut shtetasin Orjon Toçi, duke i shkaktuar atij plagosje të rëndë. Ata kanë patur konflikt me njëri-tjetrin dhe në datën 06.08.2019 pasi kanë debatuar në hyrje të një tuneli ndodhur në rrugën “Vaso Pasha”, pranë banesës së të pandehurit. Gjatë debatit, Tedi e ka goditur atë në pjesën e barkut me mjet prerës, thikë ku i pranishëm ka qenë edhe shtetasi Dritan Rama. Pasi ai e ka goditur, ai është larguar duke e marrë edhe thikën me vete. Ai ka njoftuar vëllain e tij, të quajtur Igli për ngjarjen. Ky i fundit pasi ka mësuar edhe nga shokët e lagjes për ngjarjen, ka shkuar tek vendi ku ka konstatuar një djalë që mbante dorën tek barku dhe një grua që po përpiqej t’i ndalonte gjakderdhjen. Më pas aty ka shkuar ambulanca.

Nga deklarimet e dhëna nga viktima, nga shtetasi Dritan Ramaj, por edhe nga këqyrja e pamjeve filmike rezulton e provuar që ka qenë i pandehuri që ka goditur viktimën.

Gjatë hetimeve paraprake është marrë vendimi “Për kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor” për shtetasin Orjon Toci. Në aktin e ekspertimit ekspertimit mjeko-ligjor.

SI