MENU
klinika

In Memoriam

Përkujtohet poliedriku

22.06.2021 - 15:34

             Rikrijimi

 

Harrimi sulet mbi ditët tona të bardha

të dashurisë,

duke thyer kujtimet ashtu si gotet kur pushtuan

Durrësin e lashtë

thyen statujat e tempujt e tij me shpatë

Kështu shfaqet harrimi me fytyrën e Atilas,

po dihet fare mirë si përfundoi ai,

unë mbledh copat e statujave të thyera,

prej tyre të gjallë si të të rikrijoj prapë ty?

                                                                                                                             (Moikom Zeqo)

 

Një vit pas ndarjes nga jeta, përkujtohet nga miqtë dhe familja, poeti, arkeologu, studiuesi, historiani dhe politikani, Moikom Zeqo, me botimin e librit-ditar të kohëve të në spital, që shërbeu si shkas i rrëfimeve për personaletitein e rrallë.

Ai mblodhi të majtë e djathtë, siç bënte në të gjallë, duke rikujtuar natyrën e tij idealiste e të pakompromis.

Si një prej emrave që nxiti reformimin e Partisë së Punës në Parti Socialiste, ai kujtohet si njeriu frymëzues që, megjithatë, mbeti në hije. I veçantë dhe i qetë, i thjeshtë me këdo, ai ngjante i pavdekshëm.

Në të gjallë, pos studimeve dhe librave, familja ishte pika e tij e fortë, duke lënë pas një vazhdimësi të denjë. Përkujtimi për Moikom Zeqon u mbajt pranë Qendrëa së Solidaritetit të Fundjavës Ndryshe, rast me të cilin iu dorëzua të birit, një certifikatë mirënjohjeje për personalitin unik.

Moikom Zeqo është autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të një numri skenaresh për filma kinematografike e televizivë, me karakter arkeologjik dhe kulturor.

Është vlerësuar disa herë me çmime, ndërsa krijime të Moikom Zeqos, janë përkthyer në anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, serbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, gjermanisht.

 

Ka një mrekulli të vdekjes

 

Ka një mrekulli të vdekjes, të saktë

si ligjet kur trupat tanë do të shpërbëhen

në elemente të natyrës,

ndoshta do të takohemi si ujëra nëntokësore,

si humus e kripëra te rrënjët e një bime,

që ajo të lulëzojë e të hapi petale

e të mahnitë gjithçka me bukurinë anonime.

Do të na lulëzojë eshtërat…

Ajme! Po shpirtrat vallë?

Si krijesa ajri do të enden nëpër re,

përherë të dy ndarë dhe asnjëherë një!

 

(Moikom Zeqo)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Arkeologjia shqiptare dje dhe sot

Gërmim në të kaluarën e paraardhësve tanë

Në mes të Prespës së Madhe

Ishulli mistik i gjarpërinjve