MENU
klinika

Roland Garros

Përmbysje spektakolare, triumfon Djokovic

13.06.2021 - 20:19

Pasi mposhti Rafael Nadal në gjysmëfinale, vjen triumfi me vuajtje. Tenisti serb Novak Djokovic fitoi grand slam të Roland Garros, pas triumfit 3-2 në finale ndaj grekut Stefanos Tsitsipas.

Fitore me përmbysje e numrit 1 në botë për meshkuj, që ishte në disavantazh të dy seteve. Tsitsipas fitoi 7-6, 6-2 dy setet e para dhe u duk se do të bënte mrekullinë, por nuk arriti të mbyllë ndeshjen në favorin e tij.

Djokovic përmbysi shifrat, duke fituar 6-3, 6-2, 6-4, duke triumfuar pas 3 orësh në Paris. Djokovic përsëriti të njëjtën skenë si në çerekfinale, ku pas disavantazhit 0-2 me Berrettini, fitoi 3-2. Ndërkohë që, në gjysmëfinale mposhti 13 herë fituesin e këtij turneu, Rafael Nadal.

Pra, një triumf mëse i merituar. Kjo është hera e dytë që Djokovic fiton në Roland Garros, pas suksesit të vitit 2016 dhe është grand slam nr.19 në karrierë, një më pak se Federer e Nadal. Për Tsitsipas një zhgënjim, teksa fitorja ishte shumë pranë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN