MENU
klinika

Formula 1

Përplaset Verstappen, Perez triumfon në Baku

06.06.2021 - 15:47

Pesë xhiro nga fundi, kur gjithcka po shkonte më së miri për Max Verstappen në krye të garës, piloti holandez i Red Bull nuk kontrollon dot makinën dhe përplaset me muret mbrojtëse dhe nuk merr asnjë pikë.

Nga kjo situatë përfiton shoku i skuadrës Sergio Perez, që bëri një garë fantastike, pasi nga vendi i pestë, triumfon në Baku të Azerbajaxhanit. Gara rifillon pas një ndërprerje dhe Lewis Hamilton gabon, duke mbetur në fund dhe nuk merr kreun e renditjes për pilotë.

Një garë shumë e mirë për Sebastian Vettel me Aston Martin, që ngjitet në podium së bashku me Gasly. Jo mirë Ferrari, Charles Leclerc u nis nga vendi i parë, por në fund vetëm vend i  katërt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN