Policia e Gjirokastrës ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë më pas një 60-vjeçar, i cili dyshohet se ka aksidentuar me makinë një grua 69 vjeçe, e më pas, është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia kujton se aksidenti ka ndodhur në lagjen “Punëtore”, në Gjirokastër, ku shtetasi A. K., ka përplasur me makinën e tij tip “Benz”, gruan E. Sh., e cila si pasojë e plagëve të marra është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Raportohet materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Gjirokastër.
Aksidentoi me mjet një moshuar dhe largohet nga vendi i aksidentit, por pas disa orësh identifikohet, kapet dhe arrestohet drejtuesi i mjetit.
Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 60 vjeç, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip ‘”Benz”, në lagjen “Puntore”, ka përplasur shtetasen E. Sh., 69 vjeçe, e cilia u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë.
Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit por pas disa orësh është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i drejtuesit të mjetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.