MENU
klinika

Arrestohet drejtuesi

Përplasi për vdekje 72-vjeçaren në Sukth

10.06.2021 - 11:00

Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve janë persona të cilët akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike ose drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Ndërkohë në pranga ka rënë dhe 20 vjeçari i cili përplasi për vdekje një ditë më parë një të moshuar në Sukth.

“A. A., 20 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi në Sukth, duke drejtuar mjetin tip “BMË”, ka aksidentuar shtetasen M. L., 72 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në prangat e Policisë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. T., 53 vjeç dhe S. T., 45 vjeç (vëllezër), banues në Gjuricaj, Ishëm.

Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar disa fidanë të dyshuar cannabis sativa, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • E. Q., 36 vjeç, banues në Kavajë, pasi në lagjen nr. 1, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular shtetases N. L.;
  • G. I., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • H. E., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;
  • F. Z., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua në segmentin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur;
  • A. A., 20 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi në Sukth, duke drejtuar mjetin tip “BMË”, ka aksidentuar shtetasen M. L., 72 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin