MENU
klinika

Bëni kujdes! Mësoni 6 arsyet

Përse shfaqen puçrra në fytyrë?

24.06.2021 - 09:09

Puçrrat ndodhin kur poret e lëkurës bllokohen. Arsyeja pse ata shkaktohen ka të bëjë shpeshherë me zakonet që ndjekim. Për t’i shmangur duhet të tregoni kujdesin e dukur ndaj lëkurës.

Djersitja e tepërt, veçanërisht kur bëni stërvitje, mund të bllokojë poret në lëkurë duke shkaktuar puçrra. Mos harroni të bëni dush gjithmonë pasi stërviteni dhe lajeni fytyrën me një sapun për puçrra.

Përdorni produkte që bllokojnë poret e lëkurës

Shumë produkte përmbajnë përbërës që bllokojnë poret dhe mund të mos jeni të vetëdijshëm për këtë. Mundohuni të zgjidhni produktet e etiketuara “jo-komedogjene”.

Pastrimi i fytyrës është i rëndësishëm për të hequr pluhurin dhe make up-in. Por nëse e lani fytyrën shumë shpesh, atëherë e dehidroni atë nga vajrat natyralë, gjë që mund të shkaktojë acarim të puçrrave.

Shumë gra flenë me make up gjatë natës dhe e pastrojnë vetëm në mëngjes. Ky zakon mund të shkaktojë puçrra.

Nuk pastroni furçat e make up-it

Nuk është e nevojshme t’i pastroni shpesh por as nuk duhet ta neglizhoni plotësisht. Furçat dhe sfungjerët mbledhin shumë baktere që bien në kontakt në drejtpërdrejt me lëkurën.

Prodhimi i androgjeneve shkakton stimulim të tepërt të gjëndrave të vajrave natyralë të lëkurës dhe mund të shkaktojë puçrra.