MENU
klinika

Galeria Kombëtare

Picasso ia dhuroi Greqisë: u gjet në Athinë, piktura e vjedhur

29.06.2021 - 15:20

       Një vepër e artistit Pablo Picasso, e grabitur prej nëntë vjetësh, gjatë plaçkitjes së galerisë së artit në Greqi, është gjetur tashmë.

Të hënën, policia e Athinës raportoi se piktura “Koka e gruas” është gjetur bashkë me një pikturë tjetër të vitit 1905, kjo e fundit e piktorit hollandez, Piet Mondrian.

Pikturat e lartpërmendura, bashkë edhe me një tjetër të tillë, kishin rënë në duart e plaçkitëse të Galerisë Kombëtare të Athinës në vitin 2012, sipas BBC-së.

Ndërkohë, sipas agjencisë “Reuters”, duke cituar një burim anonim të policisë, raportohet të jetë arrestuar një shtetas grek, pasi pikturat u gjetën në një kanal në periferi të qytetit.

Piktura e vjedhur e Picassos i ishte dhuruar Galerisë Kombëtare nga vetë artisti, në vitin 1949. Pasi e kishte realizuar, një dekadë para se ta dhuronte, piktori ishte shprehur se e dhuronte veprën në Greqi, në shenjë mirënjohjeje për rezistencën kundër Gjermanisë naziste.

Pritet që zyrtarët grekë të mbajnë një konferencë për shtypin, rreth rizbulimit të pikturave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Picasso i ri - në blu edhe rozë

Ekspozita e rrallë në Zvicër

Vepra shfaqet pas 20 vjetësh

“Dora Maar” e dashur dhe muzë e Pikasos