MENU
klinika

'Brez dhe rrugë'

Plani i shpenzimeve në infrastrukturë, përgjigjet Pekini

13.06.2021 - 18:23

Ndërsa liderët e G7-s po përpiqen të arrijnë në një qasje të unifikuar ndaj Kinës, kjo e fundit kundërpërgjigjet. Pekini ka zgjedhur zëdhënësin e ambasadës kineze në Londër, për t’iu përgjigjur krerëve të 7 ekonomive më të mëdha të botës.

“Koha kur vendimet globale diktoheshin nga një grup i vogël vendesh kanë perënduar. Ne besojmë se vendet, qofshin të vogla apo të mëdha, të fuqishme apo të dobëta, të varfra apo të pasura, janë të barabarta çështjet botërore duhet të trajtohen përmes konsultimit nga të gjitha vendet”, citohet nga Reuters zëdhënësi i Ambasadës Kineze në Londër.

Gjatë samitit të G7-s, liderët miratuan një plan shpenzimesh në përgjigje të një skeme masive investimesh kineze.

Analistët thonë se presidenti amerikan, Joe Biden është i vendosur që fuqitë perëndimore duhet të veprojnë tani për t’iu kundërvënë Kinës të rimëkëmbur.

Ditën e sotme, udhëheqësit e G7 pritet të lëshojnë një deklaratë përmbyllëse duke premtuar më shumë mbështetje financiare për vendet në zhvillim të goditura nga kriza e klimës dhe fonde për projektet e infrastrukturës në botën në zhvillim, një alternativë ndaj programit ambicion kinez “Belt and Road”.

SHBA ka gati për këtë një plan rival të emërtuar Build Back Better World (B3W). Skema ka ndihmuar në financimin e trenave, rrugëve dhe porteve në shumë vende, por është kritikuar se disa i ka ngarkuar me borxhe.

Të shtunën, shtatë demokracitë më të pasura të botës ranë dakord se plani i tyre i infrastrukturës do të ofrojë partneritet “të drejtuar nga vlerat, me standarde të larta dhe transparente”.

Megjithatë, ka paqartësi lidhur me mënyrën e financimit të këtij projekti, por edhe mes vetë liderëve nëse duhet ta shohin Kinën si partnere, konkurrente apo kërcënim për sigurinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sfidon iniciativën e Kinës, “Brez dhe Rrugë”

G7 njofton planin e investimeve në infrastrukturë prej miliarda…